Enciklopedike

Vepra të frymëzuara nga krime të vërtetë: “Një tragjedi amerikane” e Teodor Drajzerit

Screen Shot 2015-09-17 at 18.37.36

Shkruajtur nga Teodor Drajzeri, shkrimtari kryesor amerikan i natyralizmit, “Një tragjedi amerikane” ka një rrëfim të ngjashëm me The Great Gatsby (i cili gjithashtu doli në vitin 1925). Personazhi kryesor i Drajzerit, Klajd Grifiths është djali i vetëm i evangjelistëve të rreptë, i cili joshet prej tundimeve të qytetit të madh. Pasi gjen fillimisht një punë si pijeshitës, Grifiths bie në mjerim dhe zhvillon një shije të pafat për alkoolin dhe prostitutat. Megjithatë, rrëzimi i tij i vërtetë, vjen kur bie në dashuri me Roberta Aldenin, një tjetër vajzë e re dhe tekanjoze, e mbërthyer edhe ajo që Drajzeri e quante tregun e pangopur të punës në Amerikë. Pasi lë shtatzënë Robertën, Klajdi zbulon se një grua e re dhe e pasur, Sondra Flincej është e interesuar për të, kështu që përpiqet ta bindë Robertën që të abortojë.

Kur ROberta refuzon dhe këmbëngul që të martohen, Klajdi bën një plan që ta vrasë RObertën. Gjatë një dalje me varkë në Nju Jork, Klajdi e vret aksidentalisht Robertën, por për shkak të provave të shumta kundër tij, Klajdi arrestohet, dënohet dhe ekzekutohet për vrasje.

Përpara se të ulej dhe shkruante romanin e tij ambicioz, Drajzeri kishte ndeshur në cështjen e Cester Gillet, nipi i një pronari të pasur fabrikash, i cili ishte dënuar se kishte vrarë të dashurën si dhe foshnjen e tyre 4-muajshe, në vitin 1906.

Bir i ushtarëve të varfër për Ushtrinë e Shpëtimit, Gillet, 22 vjec, kish gjetur një punë në një fabrikë në Kortland, Nju Jork, falë xhaxhait të tij, Noah. Ndërkohë që punonte në fabrikë, Gillet u takua me 18-vjecaren Grejs Braun, një vajzë e varfër fshati nga Otseliku. Duke qenë se xhaxhai nuk ishte dakord, Gillet ishte nën trysni që t’i jepte fund marrëdhënies me BRaun. Kur kjo i bëri të ditur se ishte shtatzënë me fëmijën e tyre, e si pasojë duhej të bëhej bashkëshortja e tij, Gillet i kërkoi që të abortonte, për të shmangur skandalin.

Grejs refuzoi, kështu që Gillet bëri një plan për të hequr qafe një herë e mirë problemet. Në 12 nëntor 1906, thuhet se Gillet e shtyu Braun nga varka që kishin marrë me qera në Big Moose Lake. Pavarësisht mungesës së dëshmitarëve, prokurorët arritën ta akuzojnë për vrasje, dhe gjykata dha dënimin. Gillet u ekzekutua në karriken elektrike dy vjet më vonë./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button