Letersi

Veprat më të rëndësishme të shkruara në burg: Epoka e arsyes, Tomas Pejn

Screen Shot 2016-08-23 at 21.15.37Dikur i quajtur “një krijues korsesh për tregti, gazetar me profesion, dhe propagandist në prirje”, Tomas Pejn (1737-1809) spikati dukshëm në dy arritjet më të mëdha politike të Epokës së Iluminizmit: Revolucioni Amerikan dhe Revolucionit Francez. Pasi luajti një rol vendimtar në Revolucionin Amerikan me pamfletin e tij politik “Kuptimi i përbashkët”, Pejni i lindur me Angli u dënua për propagande dhe nxitjen e rebelimit kundër qeverisë britanike, pasi mbrojti Revolucionin Francez me “Të Drejtat e Njeriut” (1791).

Ai u arratis në Francë, ku shumë shpejt u zgjodh në Konventën Kombëtare Franceze – pavarësisht se nuk fliste frëngjisht! -si një aleat i zhirondinëve dhe armik ndaj të Montanjardëve më radikale, të udhëhequr nga Maksimilian Robespieri. Teksa nisi Sundimi i terrorit, Pejn u mor rob në Paris me urdhër të Robespierit, asokohe president i Komitetit të Sigurisë Publike.

Në burg, ai vazhdoi të shkruajë veprën e tij të fundit “Epoka e Arsyes”, e cila sfidonte autoritetin e fesë dhe mbronte ateizmin. Pejn i shpëton mrekullisht ekzekutimit, duke u liruar pas rënies së Robespierit, dhe u rikthye në Amerikë me ftesë të Tomas Xhefersonit. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button