Horizonti.al

Vera në Vatikan, mjellmat e Mbretëreshës Elisabetë, puthja franceze dhe fakte të tjera shumë interesante

Vatikani është qytet-shteti që konsumon më shumë verë në botë, me plot 74 litra për çdo njërin  nga mbi 6 mijë banorët e tij, kryesisht klerikë.

Rreth 40.000 amerikanë mbeten çdo vit të plagosur në banjo.

Një qelbës femër do të ngordhë, nëse nuk kryen marrëdhënie seksuale për një vit me rradhë.

Keçapi u shit për herë të parë në vitin 1830 si një ilaç.

Aktori i njohur amerikan, Nicholas Cage, mban në shtëpi në një akuarium një oktapod, pasi beson se ai e ndihmon në realizimin si duhet të roleve të tij kinematografike.

Një përqind e të gjitha grave mund të mbërrijnë orgazmën e plotë, vetëm duke stimuluar gjoksin e tyre.

Tek një burrë i vetëm ekziston mjaftueshëm spermë për të lënë shtatzënë çdo grua në botë.

Pilulat kundër shtatzanisë që përdorin gratë, funksionojnë edhe tek gorrillat.

Të gjitha mjellmat në Angli i përkasin Mbretëreshës Elisabet.

Asnjë copë letre në formë katrore, s’mund të përthyhet në mes me shumë se 7 herë.

Deklarata e Pavarësisë së SHBA u shkrua në një letër kërpi.

Ligji në Alaskë (SHBA) ju ndalon të vëzhgoni nga avioni drerin e veriut.

Në vitin 1993, i gjithë qyteti i San Franciskos votoi në një referendum nëse gjatë patrullimit një polici do t’i lejohej të mbante me vete një imitues zërash të quajtur Brendon O’Smarti. Në fund u votua pro.

Ajo që quhet “puthje franceze” në botën anglishtfolëse, njihet si “puthje angleze” në Francë.

Për shkak se metalet qenë me pakicë, çmimet Oskar të dhëna gjatë Luftës së Dytë Botërore qenë prej druri.

Kompania e anketimeve “Glassdoor”, ka zbuluar se rreth 10 përqind e njerëzve kanë pasur marrëdhënie seksuale në punë.

Mbreti i Anglisë Henri VIII, flinte çdo natë me një sëpatë gjigande pranë.

Priftërinjtë e lashtë egjiptianë shkulnin çdo qime nga trupat e tyre.

Pas vdekjes, penisi i Napoleon Bonapartit u hoq nga trupi gjatë autopsisë, u shfaq në një muze, dhe u shit për 2.700 dollarë në vitin 1970.

Studentët meshkujt në Brigham Young University, kanë nevojë për lejen me shkrim të mjekut për të rritur mjekrën e tyre.

Leave a Reply

Back to top button