Nunc est Bibendum

Verë dhe kulturë, një binom i lashtë sa vetë historia (II)

Këtu më poshtë, një miniaturë e vëllezërve Limbourg të shkollës franko-flamande, që ndodhet në Muzeun Condé në Chantilly, paraqet një grup njerëzish të angazhuar në proçesin e vjeljes, përpara kështjellës Saumur, në krahinën Loire.

Një tjetër miniaturë të përfshira në librin e artë të mbretit Don Manuel të Portugalisë dhe mbahen në Muzeun e artit të vjetër të Lisbonës, tregon ritualin e këngëve dhe valleve të shtypësve të rrushit.

Katër shekuj më vonë, Vjelje në Médoc e autorit Clément Boulanger, vaj në pëlhurë e vitit 1815, ruajtur në Muzeun e Arteve të Bukura në, Bordeaux. Në tabllo, kova që mbajnë burrat është e pajisur me shufra që vihen mbi shpatulla. Mbajtësit kalojnë mes vreshtit mbledhin rrushin e prerë nga prerësit e shkojnë të derdhin ngarkesën në tirë.

Ndërsa ‘’Vljelje nw Suresnes’’ realizuar nga Constant Troyon mes viteve 1810 dhe il 1865, i dedikohet peisazheve tw Ile-de-France, në kodrat e Suresnes, ku hardhitë dhuronin një verë me ngjyrën e bukur të frutit ribes.

Edhe Francisco Goya përshkruan vjeljen në një prej pëlhurave të tij të vitit 1786, tani ruhet në Museo del Prado në Madrid. Në këtë fragment të një serie prej katër pikturash në temën e stinëve dallohet qartë mirë shtresa e lartë shoqërise së Madridit, e cila që në kohën e vjeljes qëndron përkrah popullit.

E nuk mund të mungonte italiani Angelo Inganni, Vjelja që ai ka pikturuar diku mes viteve 1807 dhe 1880 mund tw soditet pranw Pinakotekës Tosio Martinengo, në Brescia. Personazhet e gjallëruara marrin një shprehi karikaturale falë edhe kontrastit të ngjyrave dhe përzjerjeve.

Në pikturën “Arti fuçipunuesit” i shekullit të shtatëmbëdhjetë, autori i të cilit është anonim, edhe pse mesiguri nga shkolla veneciane, në pjesën e sipërme dallojmë stemën e Venedikut, dhe në pjesën e poshtme datohet 1618. Grupi i fuçipunuesve punon nën mbrojtjen e shenjtorit të tyre mbrojtës. Në atë kohë, fuçi janë ende të shtrënduara nga pjesë druri, si do të ndodhë deri në fund të shekullit të tetëmbëdhjetë. Një tjetër fucipunues është subjekt i pikturës së Jean-Francois Millet që i pëkret periudhës midis 1815 dhe 1875, tani ruhet në qytetin e Bostonit. Piktor i jetës fshatare, Millet portretizon artizanin që fokusohet në punë me një gjest që evokon plastikisht të gjithë forcën e tij.

Një tjetër vepër, një afresk i Kalasë së Buon Consiglio në Trento, që daton në shekullin XV, përshkruan gjeste korrjes, ku gjejnë përdorim vetëm mjete prej druri, artefakte të përkryera zdruktharie, ndërsa vepra tjetër në bojëra uji nga Bartolomeo Pinelli, 1830, “Vjelësit që çojnë rrushin për shtypje “, sot ruhet në Muzeun e Romës, përshkruan punën e popullit të Romës së atwhershme.

Së fundi, me temë prodhimin e verës përmendim edhe një pikturë nga Hans Weiditz, e vitit 1530, titulluar “Kontrolli i fuçive“, e cila ndodhet në Muzeun Sammlungen në Mynih. Vepra paraqet proçesin e verifikimit të përmbajtjes së fuçive për të shmangur çdo mashtrim lidhur me cilësinë verë në qarkullim.

Tablloja e pikturuar nga José Frappa midis vitit 1854 dhe 1904, përshkruan fratin e bërë shumë të famshëm më pas, Dom Perignon ndërsa shijon përpara se rrushi të shtypet. Piktura, e cila i përket koleksionit të Moet dhe Chandon, përshkruan murgun benediktin dhe, tashmë të goditur nga verbëria, fetare shijon në rigorozitet fetar rrushin nën shikimet admiruese të murgjve të tjerë. / Nunc Est Bibendum – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button