Magazine

Vërtet anglishtja është më e përhapura, por a është më e pëlqyera?

Ja cilat janë pesë gjuhët e huaja më të pëlqyera në botë

Ashtu si çdo perëndim, edhe çdo gjuhë e huaj është e bukur në mënyrën e vet. Që do të thotë, më poshtë do të lexoni listën me pesë gjuhët më të pëlqyera sipas sondazheve të realizuara në botë, por secili mund të ketë mendimin e tij lidhur me gjuhën e huaj më të bukur.

Gjuha italiane

Le ta pranojmë, gjuha e përdorur në veprat e Dantes, Pavarottit, apo në filmat si Komisar Katani e me radhë, është ndër më të përhapurat në çdo fushë të artit, operas, dhe sigurisht, edhe në filmat romantikë. Edhe italishtja e folur tingëllon si një këngë për ata që nuk e flasin këtë gjuhë. Pra, aq e bukur dhe romantike duket. Asgjë nuk duket aq e bukur, sa fjalët e thëna në italisht.

Gjuha spanjolle

E dimë tashmë arsyen se pse pëlqehet kaq shumë kjo gjuhë. Jo vetëm sepse është e dyta më e folur, pas anglishtes, por edhe për shkak të ndikimit tepër të madh të telenovelave dhe muzikës spanjolle. Ende nuk ka kaluar një vit nga publikimi i këngës “Despacito” dhe ajo mban rekordin lidhur me klikimet në YouTube. E mbi të gjitha, duhet ta pranojmë, të gjithë personat latinë janë shumë hot dhe sidomos, kur i dëgjon të flasin. Epo nuk janë pak këto cilësi që të mos e rendisin spanjishten si një ndër gjuhët e huaja më të preferuara në ditët e sotme.

Gjuha çeke

Gjuhët sllave në përgjithësi nuk preferohen shumë, kjo dhe për shkak të vetë historisë që e ka përfshirë lindjen. Nga ana tjetër, përherë rusët nëpër filma mbajnë rolin e personazhit të keq dhe kjo gjë e ka reduktuar mjaft pëlqimin, thuajse për të gjitha gjuhët sllave, por me sa duket ka plot persona që e preferojnë gjuhën çeke. Arsyet janë më shumë tingullore. Gjuha çeke tingullon bukur në veshin e atyre që nuk e njohin atë. Ajo duket si më pak sllave dhe më shumë si një përzierje e një gjuhe sllave me një gjuhë tjetër, pak a shumë me gjermanishten.

Gjuha franceze

Nuk ka gjë më të bukur se të dëgjosh një francez të flasë. I keni dëgjuar këngët e Indilës, të Maitre Gims? Këta janë më të njohurit e kohëve moderne, por francezët shkëlqejnë në çdo fushë të artit. Ajo që bie në sy tëk ta, është edhe finesa në të folur. Flasin një gjuhë tipike aristokratësh, sikurse edhe mbahen në vite si të tillë. Gjuha e hollë, tingujt perfektë, e folura gjithë finesë, jo vetëm që ka çuar në pëlqimin masiv të gjuhës frënge, por edhe ka bërë plot persona të bien në dashuri me francezët. Epo jo më kot Parisi mbahet si një nga qytetet e dashurisë.

Gjuha angleze

Ajo është gjuha e huaj më e përhapur në botë duke bërë që shumë persona të komunikojnë dhe të shkëmbejnë kulturat me njëri-tjetrin. Mirëpo, ja që nuk mundi ta kryesojë dot listën e gjuhëve më të bukura, edhe pse për disa mund të mbetet si më e bukura. Theksi tërheqës dhe paksa “i trashë”, pasuria në fjalor, edhe pse me më pak shkronja në alfabet, e bëjnë atë të pëlqehet nga shumë persona në botë, duke u përfshirë në listën e gjuhëve të huaja më të preferuara. / Përgatiti: Bota.al

Leave a Reply

Back to top button