Shendeti

Vetitë e uthullës së mollës, që e bëjnë atë të pazëvendësueshme

Uthulla e mollës ka një sërë vetish dobiprurëse për organizmin që e bëjnë atë të konsiderohet me shumë meritë si eliksiri i bukurisë dhe i shëndetit të mirë. Ajo është e pasur me minerale, si kalium, magnez, fosfor; me vitaminat A, B1, B6, C, E; me acid acetik, pektinë dhe beta karoten. Sipas studimeve të fundit mjekësore, uthulla e mollës ka një kontribut tepër të veçantë për trajtimin e 7 problemeve të mëposhtme :

  1. Qetëson dhimbjet e lehta të fytit dhe infeksionet në faring, të cilat janë sidomos të shpeshta gjatë dimrit.
  2. Mban nën kontroll diabetin e sheqerit tip 2, i cili është më i shpeshti në popullatën e rritur.
  3. Ndihmon në rënien nga pesha duke i dalë në ndihmë gjithë personave mbipeshë apo obezë.
  4. Detoksifikon mëlçinë dhe traktin gastrointestinal, sidomos nga mbetjet toksike të barnave në organizëm.
  5. Parandalon alopecinë (rënien e flokëve), e cila është shtuar shumë vitet e fundit prej faktorëve të ndryshëm.
  6. Kontribuon pak në zbardhjen natyrale të dhëmbëve, por mund të japë rezultat të dukshëm tek personat që i kanë dhëmbët të verdhë.
  7. Trajton djegien nga dielli, duke ndihmuar sidomos gjatë kësaj stine për shkak të ekspozimit të gjatë në diell.

Që tani e tutje, jemi të sigurtë që do të nisni ta përdorni pak më shpesh uthullën e mollës, pasi mësuat kaq shumë veti dobiprurëse prej saj.

Leave a Reply

Back to top button