Analiza

I vetmi rrjet që mund ta vërë përfund Shtetin Islamik. Analiza e historianit Niall Ferguson

 

Screen Shot 2016-04-01 at 22.10.12Nga Niall Ferguson*

Fjala dominuese e kësaj jave është “rrjet”: nuk e di se sa herë e kam dëgjuar pas sulmeve të përgjakshëm terroristë të Brukselit. Ngahera terroristët kanë qenë pjesë grupesh apo organizatash. Megjithatë, tani flasim gjithnjë e më shpesh për “rrjete” terroriste.

Nuk është vetëm një çështje semantike. Në fakt, nuk do të jemi në gjendje që ta mposhtim Shtetin Islamik, nëse nuk do të dimë të kuptojmë deri në fund domethënien e atij që është një “rrjet” i vërtetë. Kohët e fundit, Barak Obama ka deklaruar se “vrasja e Abu Bakr al Bagdadit, Kalifi aktual i ISIS, është një prej objektivave parësorë” të vitit të tij të fundit si president. Në fakt, kjo gjë na zbulon një keqkuptim thelbësor mbi natyrën e armikut me të cilin përballemi. Presidenti, krenar për rezultatet e arritur pas autorizimit të vrasjes së Osama bin ladenit, mendon se mund të përdorë të njëjtët mjete për të prerë kokën e ISIS. Por karakteristika e një rrjeti është që prerja e kokës së tij, nuk është e kollajtë. Nuk është një strukturë hierarkike, me në krye një udhëheqës të gjithëpushtetshëm.

Edhe John Kerry gabohet kur mendon se mund ta masa forcën e ISIS përmes territorit, udhëheqjes dhe parave në dispozicion. ISIS është vërtetë një rrjet. Ndonëse pretendon të jetë një shtet; dhe forca e tij nuk mund të përcaktohet sipas atyre kritereve.

I njëjti konfuzion ka nxitur debatin për masën në të cilën…

[real3dflipbook id=”1060″]

Leave a Reply

Back to top button