Magazine

Vetmia është një çështje perspektive

Ky lloj paragjykimi s’ka të bëjë vetëm me vetminë, është edhe në bazën e të ashtuquajturës sindroma e mashtruesit, ku supozojmë se kemi vetëm ne një zë të brendshëm që na jep dilemat, por nuk i ndjejmë kurrë ato të të tjerëve. Kjo është arsyeja se pse problemet e të tjerëve janë më të lehta për t’u zgjidhur

Nga Oliver Burkeman,

The Guardian

Shpesh psikologët qortohen se kalojnë kohë duke arritur në përfundime të njohura mbi botën. Akuzë që nuk e konsideroj pa baza ( gjeta një artikull tek Psychological Science me titullin “Personat depresivë nuk e luftojnë trishtimin”). Një studim i universitetit të British Columbia në Kanada shpjegon se pse personat priren të supozojnë se miqtë e tyre kanë më shumë miq dhe ndihen më pak të vetmuar se ata. E imagjinoni se cili është shpjegimi? Mjaft i qartë, sepse sa herë që i shohim ata janë duke u socializuar. Vetëm nëse do të merrnit një dylbi dhe t’i shihnit nga larg do të vërenit se ata kanë veshur pizhame, hanë patatina duke ndjekur X Factor dhe duke u vetëmëshiruar. Nuk jeni aty në orën tre të mëngjesit kur e pyesin veten se ç’kuptim ka jeta e tyre. Ose mendoni për ata njerëz të shpenguar që shihni nga dritarja e një bari kur kaloni aty pasi ktheheni nga puna. A nuk mendoni se të gjithë e kalojnë mbrëmjen në bar me miq?

Një përfundim i shtrembër

Në realitet është një rebus matematikor fakti që miqtë tuaj kanë me të vërtetë më shumë miq se ju (në thelb kjo ndodh sepse ka të ngjarë që personat me një rreth të gjerë shoqëror t’ju kenë në mesin e tyre edhe ju). Por motivi kryesor se pse e mendoni është paragjykimi i observimit. Sa më shumë shembuj të gjejmë, aq më shumë i japim rëndësi. Ndërsa na ndodh të ndeshemi me vetminë në jetën tonë, kjo nuk ndodh me jetët e të tjerëve. Sipas hulumtuesve përfundimi i shtrembër që nxjerrim ka pasoja të vërteta reale sepse zvogëlon ndjesitë e mirëqënies dhe të përkatësisë. Pra është i qartë fakti se e eksperimentojmë vetminë vetëm atëherë kur na kap, por është kaq e dukshme sa nuk e vëmë re.

Duket se problemet e të tjerëve janë më të lehta për t’u zgjidhur se tonat.

Ky lloj paragjykimi s’ka të bëjë vetëm me vetminë, është edhe në bazën e të ashtuquajturës sindroma e mashtruesit, ku supozojmë se kemi vetëm ne një zë të brendshëm që na jep dilemat, por nuk i ndjejmë kurrë ato të të tjerëve. Kjo është arsyeja se pse problemet e të tjerëve janë më të lehta për t’u zgjidhur. Shohim vetëm të përgjithshmen, ndërsa brendinë tonë e njohim në detaje, prandaj na duken më të pazgjithshëm. Ky lloj paragjykimi mund të jetë një aspekt kryesor i përvojës sonë, sa nuk na lejon kurrë ta hedhim pas krahëve plotësisht. Gjithsesi kur gjendemi përballë çdo problemi do të ishte me vend të mendonim nëse po na shpëton diçka jo sepse jemi budallenj ose po gabojmë, por sepse na mungon gjithmonë një lloj informacioni dhe kjo derivon nga fakti se ne jemi ne dhe jo dikush tjetër. Këtë duhet të mendojmë në ato mbrëmje kur na duket se po kalojmë shumë kohë vetëm. / Në shqip nga bota.al

* Në respekt të punës së personave që kanë punuar për ta sjellë në shqip këtë material, Bota.al lutet që të mos KOPJOHET

Leave a Reply

Back to top button