Horizonti.al

Vezët e Botës, të fisit Dogon

Mitet e krijimit të botës, po aq të çuditshme sa edhe Bibla

dogon

 

Dogonët janë një fis indigjen i Malit në Afrikë, që besohet të jetë me origjinë egjiptiane. Origjina e tregime të tyre fillon me Amma-n, Perëndia që ka ekzistuar para kohës. Amma ishte i vetmuar, prandaj ai krijoi tokën, e cila quhet nganjëherë “veza e botës” ose “placenta origjinale”. Thuhej se toka ekzistonte në një hapësirë të pafund dhe përmbante modelin e gjithë krijimit. Amma u martua me Tokën, por klitori i saj e refuzonte penisin e Amma-s, kështu që ai e rrethpreu atë. Më vonë ajo lindi Ogon dhe një çift binjakësh hermafroditë në formën e peshkut, të quajtur Nommo.

Përderisa Ogo nuk kishte asnjë ortake apo binjake, ai kreu një inçest të neveritshëm me Tokën. Nga ky bashkim doli gjaku i parë menstrual, së bashku me shpirtrat e nëntokës.

Amma e ndëshkoi për këtë akt, duke e transformuar Ogonin në një çakall. Gjaku që rrodhi nga Toka u shndërrua në pjesë ndryshme qiellore organesh, bimë dhe kafshë. Amma pastaj krijoi yjet duke hedhur gurët e tokës në hapësirë. Duke përdori dy enë prej argjile- njërën të rrethuar me bakër të kuq dhe tjetrën të bardhë– ai krijoi diellin dhe hënën.

Zezakët supozohej se kishin lindur nën diell dhe të bardhët nën dritën e hënës. Në vitet ‘30, Dogonët i treguan një çifti antropologësh francezë se embrioni i të gjitha gjërave ishte fillimisht i përfshirë tek një binjak padukshme ndaj Sirius, Dogstar. Ky yll binjak, i njohur tanimë si Sirius B, nuk u zbulua dot nga astronomët deri në vitin 1970. Sipas Dogonëve, njohuritë astronomike atyre iu ishin dhënë nga një prej Nommo-ve, i cili është përmendur në këtë histori si “Bir i Perëndisë”. Disa njerëz e kanë interpretuar se Nommo ishte Jezusi, por ndoshta Dogon bëri një shaka kozmike në kurriz të perëndimorëve./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button