Asteroidi “101.955”, ku gjendet “Piramida e zezë” misterioze, është objekti më i rrezikshëm për të ardhmen e Tokës. Sateliti kanadez NEOSSAT, ka bërë fotografi të këtij objekti të çuditshëm në asteroid. Në xhirim shihen katër anët dhe maja e sheshtë. Në njërën anë shihet drita nga një sipërfaqe drejtkëndëshe, e cila për ufologët është reflektor. Sipas tyre, kjo është makinë fluturuese e jashtëtokësorëve. Në favor të kësaj teorie shkon fakti se anë të ndryshme të piramidës ndryshohen për kah ngjyra, transmeton Telegrafi. Asteroidi lëviz në drejtim të Tokës, por se cila është e vërteta, kjo mund të kuptohet më 2182, kur ky objekt i afrohet Tokës. Sidoqoftë, NASA thotë se kjo është një nga objektet më të rrezikshme kozmike për të ardhmen e planit tonë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=B6CfeX7y9j0