Pamje mahnitëse të dritave veriore të para nga hapësira, janë filmuar prej një astronauti italian.
Një video 30 sekondëshe e filmuar nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar, tregon një dritë të gjelbër të shndërritshme që lëviz mbi sipërfaqen e errët të Tokës.
Dritat veriore, ose aurora, janë një shfaqje e dritës natyrore në qiellin e Tokës, që shihet kryesisht nga Arktiku dhe Antarktiku.
Ndërsa pak njerëz në Tokë e kanë atë fat që të shohin spektaklin, edhe më pak mund të pretendojnë se e kanë parë atë nga hapësira.
Paolo Nespoli, astronauti italian nga Agjensia Europiane e Hapësirës, i cili kapi pamjet, shkruajti në Twitter për të ndarë gëzimin e tij duke parë aurorën, të cilën ai e përshkroi si “jashtë kësaj bote”.
Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës konfirmoi në Twitter se ekspozita mahnitëse, e kapur më 15 shtator, ishte mbi Kanada.
Përdoruesit e tjerë të Twitter-it ndanë fotot e pamjes që të lë pa frymë, por siç shihet nga Toka. / Bota.al