Video

VIDEO – Momenti kur shoferi i Land Roverit lufton me kohën për ta nxjerrë nga batica

Planet e një personi për të bërë fotografi madhështore me Land Roverin e tij në plazh, pranë Oqeanit Atlantik, nuk dolën si e priste.

Kur shoferi doli nga makina e tij në Island Beach State Park në Nju Xhersi, mjeti nisi të fundoset me shpejtësi, pasi erdhi batica.

Policia iu përgjigj të martën thirrjes për ndihmë për një mjet që po fundosej në rërë. Kur mbërritën, ata jetën shoferin që jepte e merrte me lopatë në përpjekje për të nxjerrë makinën dhe të mos e lejonte të fundosej më tej.

Zyrtarët thanë se për shkak se ishte baticë e vogël kur mbërriti ndihma, kompania e karroatrecëve mundi që ta nxjerrë makinën me lehtësi.

Leave a Reply

Back to top button