Se për dikë nuk mjaftojnë shenjat e paralajmërimit na tregon ky incident që ka ndodhur në kopshtin zoologjik në Brazil. Derisa ishte në shëtitje me të atin, djaloshi kërkoi që të kaloi telat mbrojtës dhe të afrohet për të prekur tigrin. Pasi i ati ‘nuk ja prishi’ djaloshi kaloi ndalesën dhe futi dorën në kafazin e kafshës së egër. Kjo e fundit me një kafshim i dëmtoi seriozisht dorën e djaloshit. Me shpejtësi ai u dërgua në spital, ku pas disa operimeve, mjekët vendosën ti amputojnë dorën. Në videon e postuar poshtë, që ka përmbajtje mjaftë të rëndë, mund të shihni se sa keq e pësoi djaloshi. Babai i ti u akuzua për neglizhencë, ndërsa është liruar të mbrohet në liri./Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=O8AJbsqaOE0