Enciklopedike

VIDEO / Teoria e re e konspiracionit të 100 dollarëshit: Amerika do të “zhduket”

teoria

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke gjykuar nga teoricienët e konspiracionit, së shpejti do të përjetojnë një sulm fatal bërthamor. Në fakt, ata thonë se 20 dollarëshi amerikan, i shtypur në vitin 1998, fshihte një mesazh në lidhje me shkatërrimin e Qendrës Botërore të Tregtisë në New York më 11 shtator 2001, sipas Telegrafit.
Sot, kanë përhapur teorinë se monedha e re 100 dollarëshe tregon ngjarjet e ardhshme në Amerikë, dhe kjo është më e tmerrshmja – shkatërrimi Shteteve të Bashkuara do të bëhet me valët e baticës- të cilat do të shkaktohen nga një cunami, i cili do të vije si pasojë e një shpërthimi bërthamor!
Ata pohojnë se, kur monedha paloset në mënyrë të duhur, mbrapa fitohet një fotografi e valës së baticës apo cunamit, që kalon mbi ndërtesat.
Pas tyre shihet qielli ‘radioaktiv’ me një “ndërtesë” bërthamore që shfaqet pas shpërthimit. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=PIZgqDJrvS8

Leave a Reply

Back to top button