Një video e nxjerrë nga ISIS tregon prerjen e kokës të gazetarit amerikan James Foley dhe kërcënon me jetën e një tjetër amerikani, nëse presidenti Barack Obama nuk u jep fund operacioneve ushtarakë në Irak. Në filmimin e postuar të martën në YouTube, Foley shihet në gjunjë pranë një burri të veshur me të zeza. Foley lexon një mesazh që supozohet të jetë shkruar nga rrëmbyesit e tij, se “vrasësi i tij i vërtetë” është Amerika.
“Do të doja të kisha më shumë kohë. Do të doja të kisha shpresën për liri, me qëllim që të shihja edhe një herë familjen time”, thuhet në filmim.
https://www.youtube.com/watch?v=EDZeJtmWzqg