Që nga vrasjet me gurë të grave në sheshet publikë, deri tek prerja e kokave të pengjeve perëndimorë: ja të gjithë aktet gjakatarë të ISIS
Që nga vrasjet me gurë të grave në sheshet publikë, deri tek prerja e kokave të pengjeve perëndimorë. Që nga të rinjtë e akuzuar se janë homoseksualë, të hedhur nga tarracat e ndërtesave të larta, deri tek kryqëzimet e kufomave të hajdutëve të ekzekutuar. Kjo është Mesjeta e shtetit islamik.
Një spirale horrori ku ekzekutimet e ideuar nga xhihadistët në Irak dhe mbi të gjitha në Siri janë bërë gjithnjë e më të dhunshëm dhe të përgjakshëm. Deri dje, kur është mbërritur në një tjetër nivel mizorie me djegien të gjallë të pilotit jordanez, Muaz Kassasbe.
Modalitetet e kasapëve islamikë duken të studiuara jo vetëm për të terrorizuar të nënshtruarit e Kalifit al Bagdadi dhe armiqtë perëndimorë, por edhe për të fituar popullaritet dhe mbështetje, sic e tregojnë shtimet në radhët e ISIS me të rinj europianë dhe mesazhet e miratimit me të cilët u prit në rrjetet socialë ekzekutimi i pilotit.
Lajmet e parë, ndonjëherë të shoqëruara me fotografi, të ekzekutimeve kriminelësh ordinerë apo grave që kanë kryer tradhëti kanë nisur të shfaqen pothuajse një vit e gjysmë më parë nga territoret sirianë nën kontrollin e Shtetit Islamik. Sidomos në Raqqa, një qendër province në duart e xhihadistëve. Vitin që kaloi, po në Siri, ISIS shpalli vrasjen me gurë edhe të të parëve burra që kanë kryer tradhëti. Më pas, në fund të nëntorit, dy të rinj 18 dhe 20 vjec në provincën lindore të Deyr az Zor, të akuzuar se kanë patur “marrëdhënie seksuale”. Një akt i tmerrshëm ishte ai i dhjetorit, kur tre fotografi të nxjerra nga ISIS tregojnë një të ri, i akuzuar edhe ai si homoseksual, që e hedhin nga tarraca e një ndërtese në një vend të papërcaktuar.
Perëndimi “ka mësuar” të njohë të gjithë tmerrin e militantëve të al Bagdadit kur kanë nisur të shpërndahen filmimet e prerjes së kokave të pengjeve amerikanë James Foley dhe Steven Sotloff dhe britanikëve David Haines dhe Alan Henning. Në ditët e fundit ndodhi edhe ekzekutimi i pengut japonez, Kenji Goto.Il Fatto/
Bota.al