Histori

Vietnam. Armiku i fshehur dhe lufta që Amerika s’mund ta fitonte kurrë

Vendimi për të dërguar trupa në vitin 1965 zbuloi një të metë fatale në politikën e jashtme amerikane: krenarinë e tepruar. Duke e konsideruar Vietnamin e Veriut si asgjë më shumë se një peng në lojën e shahut të Luftës së Ftohtë me Bashkimin Sovjetik, SHBA-të nënvlerësuan armikun, me pasoja tragjike dhe afatgjata.

Fitorja për vietnamezo-veriorët dhe vietkongët do të thoshte bashkim i vendit nën një flamur komunist, kështu që ata luftonin për identitetin e tyre. Një zell i tillë do të thoshte se ata përballeshin me vdekje kolosale – humbën dhjetë burra për çdo amerikan të vrarë – pa humbur vullnetin për të dëbuar pushtuesit imperialistë.

Taktikat e guerrilasve të tyre i përshtateshin terrenit shumë më tepër se mbështetja e Shteteve të Bashkuara në fuqinë e zjarrit. Në xhungla dhe këneta të dendura, ushtarët amerikanë u përballën me prita nga një armik që nuk mund ta shihnin, të cilët më pas zhdukeshin mes bimësisë, ose duke përdorur një rrjet kompleks tunelesh. Këto pastroheshin nga një ushtar i vetëm, një “mi tuneli”, i armatosur vetëm me një pishtar, thikë dhe pistoletë. Pastaj, në qoftë se pozicionet e Vietkongëve mund të kapeshin, ekzistonte rreziku i kurtheve të mëdhenj, nga flamujt e përgatitur që të shpërthenin kur uleshin, deri tek hunjtë e mprehtë.

Bombardimet e amerikanëve, duke përfshirë napalmin, nuk arritën që të shkatërronin komunistët, të cilët mbetën të mirëarmatosur nga Bashkimi Sovjetik dhe Kina. Edhe arma e tyre e preferuar, AK-47 ishte më e mirë se sa M14-a standarte e amerikanëve, që ngecte në kushtet tropikale.

Duke mos ditur kush ishte armiku (luftëtarët vietkongë fshiheshin kollaj mes mbështetësve në Vietnamin jugor), trupat e demoralizuara amerikane nisën me strategjinë kërko dhe shkatërro. Këto sulme shkretuan zona të tëra dhe shkaktuan një numër të pallograitshëm të vdekurish mes civilëve. Një armik i fshehur në një luftë të largët, bënte që amerikanët të dërgonin në shtëpi arkëmorte, në vend të lajmeve për fitoren. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button