Psikologji

“Vishu përditë, sikur të ishe duke shkuar në ndonjë mbrëmje”. Historia reflektuese e Steve Edge…

Isha vetëm 9 vjeç dhe isha pjesë e një familjeje të varfër, por kisha një teze shumë të pasur. E quanin Hazel. Shkoja vazhdimisht në shtëpinë e saj dhe shihja gjithçka të bukur e të shtrenjtë që kishte shtëpia e saj. Kuzhina e saj më pëlqente më tepër. Kishte gota të pastra, filxhanë nga më të bukurit, bufeja ishte fantastike dhe gjithë dekorimi atje të krijonte një gjendje qetësie shpirtërore që të shtyntë të kaloje më tepër kohë në atë vend. Një herë që isha në shtëpinë e saj, e pyeta: “Teze, kur i përdor ti gjithë këto gjëra?”, dhe ajo ma ktheu: “Në raste të veçanta”.

Por e dini çfarë? Një javë më vonë ajo vdiq. Ajo vdiq dhe kurrë nuk i përdori gjithë gjërat e shtrenjta që kishte. Mirëpo gjithë kjo histori ishte një mësim për mua, edhe pse isha vetëm 9 vjeç në atë kohë. Ne nuk kishim para në familje, nuk kishim asgjë, por përherë ishim të lumtur. Babi im ishte gazmor, mami qepte rroba dhe të paktën ushqimi nuk na mungonte.

Duke marrë shembull  nga historia e tezes sime, unë vendosa që çdo herë që dilja nga shtëpia, do të vishja rrobat e mia më të mira, sikur të isha duke shkuar në një mbrëmje, apo party. Nëse ti vishesh mirë përditë, tregon se ke kulturë dhe di ta mbash veten tënde. Nuk është e thënë të veshësh rroba të shtrenjta, edhe rrobat e lira mund të të tregojnë bukur. Ndaj, nëse ke një palë këpucë të bukura, një fustan apo një kostum të bukur, vishe atë. Le të dëmtohet, le të prishet me kalimin e kohës. Rëndësi ka që ti e shijove atë veshje në maksimum. Vishu përditë sikur të ishe duke shkuar në një mbrëmje, apo party dhe kështu nuk do të të ngelen gjëra pa shfrytëzuar në maksimum në këtë jetë…

Leave a Reply

Back to top button