Histori

Vitet: 1328, 1332, 1336 / Shqiptarët e pabindur, sipas kronikave të perandorit bizantin Gjon Kantakuzenit

castle

Tipike e mënyrës së përmendjes së shqiptarëve në kronikat bizantine, është edhe teksti i mëposhtëm nga Perandori Gjoni IV Kantakuzeni, “Historia’ e të cilit mbulon vitet 1320-1356. Këtu, ashtu si në tekste të tjerë, fiset shqiptare përshkruhen si nomadë të pabindur, që jetojnë në zonat malore në muajt e verës dhe migrojnë në zonat fushore dhe bregdetare në dimër.

***

Ndërkohë që Perandori po qëndronte në Thesali (ndoshta në fundin e vjeshtës 1332), shqiptarët e pabindur që jetonin në malet e Thesalisë, që sipas krerëve të fiseve të tyre, të quajtur Malakasianët, Buianët dhe Mesaritët, numri i të cilëve arrin në 12 mijë, erdhën dhe u paraqitën përpara tij. Ata i bënë nderimet Perandorit dhe i premtuan t’i shërbejnë, sepse kishin frikë se mos asgjësoheshin prej bizantinëve kur të vinte dimri, duke qenë se jetojnë jo në qytete, por në male dhe në rajone të paarritshëm. Duke qenë se u duhet t’i braktisin këta rajone në dimër për shkak të të ftohtit dhe dëborës, e cila bie me sasi të pabesueshme në këto zona, ata besonin se do të binin lehtësisht pre e tyre. Pak më vonë, u raportua nga guvernatorët e pjesëve perëndimore të perandorisë, se nomadët shqiptarë nga Balagrada (Berati) dhe Kanina, të cilët janë shumë të shpejtë për të rrëmbyer armët dhe të pabindur nga natyra…

[real3dflipbook id=”792″]


Leave a Reply

Back to top button