Histori

Viti 1000 para Krishtit / Dita kur Roma njohu fuqinë e saj të vërtetë

Seria: 100 ditët që shkundën historinë

Screen Shot 2016-03-04 at 15.30.42

Në vitin 1000 para Krishtit, toka përgjatë lumit Tiber është një kënetë. Askush nuk do të zgjidhte të ndërtonte një qytet këtu, pasi nuk ka pothuaj asgjë që ta bëjë t’ia vlejë. Ata pak njerëz që ndodhen në rajon jetojnë thjeshtë në kasolle balte apo në kodra të vogla. Por në një të ardhme jo shumë të largët, perandorët romakë, pikërisht nga ky vend, do të vendosin për fatin e botës, prej pallateve të tyre të mermertë.

Të rrethuar prej etruskëve në veri dhe grekëve në jug, romakët e lashtë vendosen në një rrugëkalim natyror në Tiber – dhe zbulojnë një avantazh strategjik të fuqishëm duke jetuar aty. Pavarësisht se nga cili drejtim vijnë, nëse grekët apo etruskët duan të tregtojnë mallra, ata duhet të kalojnë Tiberin. Fermerët e thjeshtë shumë shpejt shndërrohen në tregtarë. Dhe ata shijojnë një tregti që lulëzon – një tregti që natyrshëm ngjall lakmin e fqinjëve. Etruskët ua kalojnë grekëve në këtë drejtim dhe pushtojnë Romën, duke vendosur një mbret dhe krijuar një qytet – ata sjellin tek fshati në kënetë të mirat e një qytetërimi të sofistikuar: rrugë të shtruara, një sistem kanalizimesh, tempuj, mure qyteti, strategji ushtarake dhe një gjuhë që shumë shpejt do të flitet në të gjithë Mesdheun.

Eshtë fillimi i ndikimit të pakrahasueshëm të Romës në botë, dhe shtylla më e rëndësishme e kulturës moderne.

E vetmja gjë që i mungon tani Romës, nëse dëshiron të bëhet superfuqi? Pavarësia. Romakët e zgjidhin në vitin 509 para Krishtit, kur ata detyrojnë mbretin etrusk Lucius Tarqinius Superbus që të largohet nga qyteti – dhe e shpallin atë republikë. Senati romak vendos që Roma nuk duhet të ketë më mbretër. Në vitin 396 para Krishtit, historia përsëritet. Por këtë herë janë romakët që kalojnë Tiberin dhe pushtojnë kryeqytetin etrusk të Vejit./bota.al

Leave a Reply

Back to top button