Histori

Viti 1915, Lufta e Parë Botërore: Sulmi i të vdekurve

Në vitin 1915, Lufta e Parë Botërore ishte në kulmin e saj, me armët dhe taktikat e paprecedenta, që ishin duke u përdorur nga të dy anët e konfliktit. Sipas një historie, gjatë një ofensive gjermane në bastionin rus të Osoviecit, në Poloninë e sotme, forcat gjermane përdorën armët kimike mbi rusët.

Efektet e gazit vdekjeprurës ndaj ushtarëve rusë ishin katastrofike, duke i bërë që  të kullonin gjak nga uniformat e tyre.

Kur rusët filluan një kundërsulm, forcat pushtuese gjermane u tmerruan kur panë atë që dukej të ishte si një ushtri zombie-sh. Kjo rezultoi në tërheqjen e ushtrisë së tmerruar gjermane, pavarësisht se kishte numër më të lartë se sa forcat ruse.

Kjo histori, ndonëse pothuajse e panjohur në Perëndim, është bërë një simbol i fuqisë ushtarake ruse dhe zakonisht thuhet dhe mësohet në Rusi. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button