Histori

Viti 8000 para Krishtit: Dita kur u themelua Xheriko

Seria: 100 ditët që ndryshuan botën

Screen Shot 2016-03-05 at 11.48.31

A ishte Xheriko qyteti i parë i botës? Mendohet se atje kanë jetuar 3000 vetë në vitin 8000 para Krishtit. Po përse një popullatë, 10 mijë vjet më parë, do të themelonte një komunitet kaq kompleks? Njerëzit mblidheshin në vendbanime atëherë kur i nënshtroheshin specializimit dhe prodhonin furnizime me ushqime. Për shembull, një fermer mund të prodhonte më shumë drithë nga sa kishte nevojë, por ai ka nevojë për mjete të ndryshme bujqësore. Kështu lind tregtia. Megjithatë, në vitin 8000, qeniet njerëzore nuk mund të ndërtonin as enë, e jo më të punonin me metale. Xheriko mbetet një mister.

Por është fakt që në qytete si Xheriko formohen komunitetet e parë dhe ata shumë shpejt zhvillojnë struktura moderne. Vetëm 3000 vjet më vonë, sistemet e parë të furnizimit dhe kanalizimet shfaqen në Erido, në Irakun e sotëm, bashkë me një administratë. Eshtë një transformim që vazhdon edhe sot: OKB paralajmëron se në vitin 2050, 66% e popullsisë do të jetojë në qytete./bota.al

Leave a Reply

Back to top button