Psikologji

Vlerësoji gjërat me vlerë që ke, përpara se ato të kthehen në gjërat që kishe…

Imagjinoni t’i thoni dikujt se e doni, por ai ose ajo të mos ju njohë se kush jeni. Imagjinoni sikur do të telefononi dikë dhe ai ose ajo nuk do t’ju njohë më. Imagjinoni sikur ata papritur të preken nga Alzhaimeri, apo nga çdo sëmundje tjetër degjenerative nervore. Është shumë e rëndësishme të kemi dashuri në jetën tonë. Është po aq e rëndësishme të kemi njerëz pranë vetes që shqetësohen për ne dhe na mbështesin ne, kur kemi nevojë.

Por e dini çfarë ndodh me ne? Ne jemi gjithmonë në kërkim të dashurisë në ambiente të reja, saqë harrojmë ata që na duan vërtet dhe që gjenden aty, përballë nesh, por që ne nuk i shohim dot qartë. Mendojmë se kemi kohë dhe se do të kemi mundësi të tjera për të folur dhe për t’i treguar atyre dashurinë që ndiejmë për ta, derisa ndodh diçka e rëndë që na bën të reflektojmë. Mos mendoni se ata që ju duan,  do të vazhdojnë t’ju duan edhe nëse ju nuk i kushtoni vëmendje dhe nuk ia ktheni dashurinë. Ata mund t’ju duan për gjithë jetën, por mund të zgjedhin të mos jenë të pranishëm në jetën tënde për gjithë jetën.

Kur dikush na shkruan një mesazh, qoftë dhe duke na pyetur se si jemi, ndërkohë që mund të jemi të zënë, mesazhi i tij na shkakton stres. Nuk i kushtojmë rëndësi. Disa edhe mund ta injorojnë, por vlerën e atij mesazhi do ta kuptojmë vetëm duke menduar se mesazhe të tilla mund të mos i marrim më nga ai person në të ardhmen, për arsye nga më të ndryshmet. Vetëm kështu mësojmë ne t’i vlerësojmë gjërat vërtet të çmuara.

Mirëpo ajo që duhet bërë, është t’i vlerësojmë gjërat që kemi, përpara se ato të shndërrohen në gjërat “që kishim”. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button