Magazine

Volkswagen, jeta “pas vdekjes”

 

‘Dieselgate’ nuk e vrau Volksvagenin – shitjet janë gjallëruar sërish, dhe Volksvageni mund të mos thotë kurrë të vërtetën në lidhje me këtë skandal të pisët

Screen Shot 2016-06-13 at 09.29.40

Në fund të vitit të kaluar, në kulmin e skandalit ‘Dieselgate’, Volksvagen shpalosi një flamur të bardhë përballë fabrikës së saj të epokës së viteve 1930 në Volfsburg të Gjermanisë. Kompania bënte një apel përmes një slogani që thoshte:”Ne kemi nevojë për transparencë, energji dhe kurajo, por mbi të gjitha, kemi nevojë për ju”.

Flamuri, që dukej paksa si një gjest dorëzimi, i drejtohej punëtorëve të Volksvagenit dhe turistëve që vizitonin vendlindjen ekonomike të ndërmarrjes. Vetëm disa muaj më parë, në shtator 2015, Agjensia për Mbrojtjen e Mjedisit së SHBA-së njoftoi se prodhuesi gjerman i automjeteve kishte instaluar një pajisje në motorët e saj me naftë, që mashtronte lidhur me testet e emetimit të gazeve, duke i lejuar automjetet të ndotnin në një shkallë shumë herë më të madhe mbi kufirin ligjor.

Skandali shpejt u zgjerua për të përfshirë rreth 12 milionë makina në mbarë botën – mashtrimi më i madh i njohur ndonjëherë në historinë e automobilave …

[real3dflipbook id=”1186″]

Leave a Reply

Back to top button