Ja pse të gjitha pushtetet e Gjermanisë janë mobilizuar për të shpëtuar industrinë e automobilave
Ka qenë një stërkëmbësh ndaj etikës protestante dhe ndaj shpirtit të kapitalizmit, një sparkatë me këmbë të ngritur ndaj Modell Deutschland të përbërë nga lidhje të errëta e klienteliste midis aksionistëve, menaxherëve, sindikatave, bankave, politikanëve, pa llogaritur të gjithë pinjollët e hierarkëve nazistë në drejtimin e këtyre bizneseve, ato të familjes dhe ato të kompleksit bankaro – industrial. I fundit, por jo për nga rëndësia, tërmeti mbi llogaritë e grupit dhe mbi ato të kombit, duke filluar nga shkurtimi i vendeve të punës. Domethënë, dizelgejti nuk trondit vetëm Volkswagen, por të gjithë Gjermaninë. Ama duhet bërë kujdes të thuash se automobli gjerman është në rrugën e perëndimit. Të mos tallemi: 6 milion automobila të nxjerra çdo vit (vetëm Kina, Shtetet e Bashkuara dhe Japonia prodhojnë më shumë) kanë mbajtur në këmbë të gjithë Gjermaninë industriale. Kështu, do të jetë e gjithë Gjermania industriale që mbështet, mbron dhe rilançon das Auto…