Kulture

Volteri dhe Katerina e Madhe, Anais Nin dhe Henri Miller: Korrespondencat më të bukura në histori

 

1. Katerina e Madhe e Rusisë dhe Volteri


Perandoresha e fundit e Rusisë dhe filozofi francez nuk u takuan kurrë, por mbajtën korrespondencë për gati 15 vjet, deri në vdekjen e Volterit në vitin 1778.
“E nderuar zonjë, ndiej se jam më i vjetër se qyteti ku ju udhëhiqni. Madje guxoj të them se jam më i vjetër se e gjithë perandoria juaj”,- i shkroi dikur ai.

2. Sartre dhe De Beauvior


Marrëdhënia mes Sartrit dhe Beauvoir u bë më e zhurmshme kur në vitin 1986, ekzekutuesi i trashëgimisë së De Beauvoir botoi, të paedituara, letrat e shkëmbyera mes dy shkrimtarëve. Letrat janë plot me pasazhe të mrekullueshme, ndërsa në të njëjtën kohë zbulojnë një anë tjetër më personale të dy njerëzve që punuan bashkë, u dashuruan dhe u bënë frymëzim për njëri-tjetrin.

3. Vladimir Nabokov dhe Edmund Wilson


Në vitin 1940, Vladimir Nabokov vendosi t’i shkruante shkrimtarit dhe kritikut të njohur letrar Edmund Wilson, edhe pse nuk e njihte mirë gjuhën angleze. Rezultoi një vendim i mirë. Të dy lidhën një korrespondencë 30-vjeçare, me plot 264 letra.

4. Johannes Brahms dhe Klara Shuman


Shuman ishte një 35-vjeçare e martuar me kompozitorin Robert Shuman kur u përfshi emocionalisht në një marrëdhënie me nxënësin e të shoqit, 21-vjeçarin Brahms. Roberti ishte në një çmendinë, ndërsa Brahms jetonte me Klarën dhe 7 fëmijët e saj, duke e ndihmuar dhe duke u kujdesur që të mos i kapërcenin kufijtë. Edhe pas vdekjes se Robertit, ata nuk u lidhën, mbase për shkak të diferencës së madhe në moshë, mbase për shkak të ndjenjës së fajit ndaj Robertit.
Brahms shkoi në Düsseldorf, Klara u vendos në Berlin. Megjithatë nuk hoqën dorë nga korrespondenca me njëri-tjetrin.

5. Anais Nin dhe Henri Miller


Nin dhe Miller ishin të dy të martuar kur u takuan në Paris në vitin 1931, por kjo nuk i pengoi të nisnin një lidhje jashtëmartesore të gjatë. Disa vite më vonë, në një nga letrat e tij të shumta, ai i shkruante: “Ja tek jam i pushtuar nga pasioni. Tashmë jo pasion për trupin, por një pasion gërryes, uri për qenien tënde”.

Përgatiti: E. Qose / botimeshqip.com

Leave a Reply

Back to top button