Horizonti.al

Rituali i Volterit

Screen Shot 2015-09-17 at 1.45.10 PM

Shkrimtari, ilimunisti dhe filozofi francez  Volter (1694-1778), i pëlqente që të shkruante i shtrirë në shtrat, veçanërisht në vitet e fundit të jetës së tij. Një vizitor e regjistroi ritualin e përditshëm të Volterit në vitin 1774:Ai e kalon mëngjesin në shtrat, duke lexuar dhe diktuar veprën e tij të re, njërës nga sekretareve. Në mesditë ai ngrihet dhe vishet. Më pas mund të pranojë vizitorë, por nëse nuk ka të tillë, vazhdon të punojë, duke konsumuar kafe dhe çokollatë për ushqim. (Ai nuk ha drekë.) Midis orës 2 dhe 4 të pasdites, Volteri dhe sekretari i tij kryesor, Zhan Lui Vazhnie, dilnin me karrocë shëtitje, për të shijuar pranverën.

Pastaj shkrimtari punonte sërish deri në 8 të mbrëmjens, kur ai do të bashkohej me mbesën e tij të ve (dhe të dashurën e tij për një kohë të gjatë) Madam Deni dhe të tjerët për darkë. Por dita e tij të punës nuk mbaronte këtu. Volteri shpesh vazhdonte të diktonte edhe pas darkës, duke vijuar deri në orët e vona të natës. Vazhnie vlerësonte se në total ata punonin 18-20 orë në ditë. Për Volterin, kjo ishte një marrëveshja e përsosur. “Unë e dua dhomën time”- shkruante ai./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button