Analiza

Votimi për njohjen e një shteti palestinez nga Franca: cilat janë sfidat?

Pascal Boniface

Drejtor i Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare Strategjike, Francë

israel-palestine-conflictVotimi për njohjen e një shteti Palestines nga Franca është i mundëshëm. A është e rëndësishme që Franca të pozicionohet mbi këtë çështje? Cilat do të ishin pasojat e një votimi pozitiv?

Është e qartë që Francës do t’i duhet të pozicionohet mbi çështjen e Shtetit palestinez, sepse është një vend që dëshiron të ketë një politikë ndërkombëtare ambicioze dhe volantariste dhe jo inaktive. Përveç kësaj, ajo ka qenë gjithmonë në pararojë për mbrojtjen e të drejtave të popujve, që ata të vendosin vetë, dhe mbi njohjen e të drejtave të palestinezëve, si gjatë qeverisë së gjeneralit De Gol, të presidentit Fransua Miteran me fjalimin e tij të famshëm në Knesset (Parlamenti izraelit), si dhe të presidentit Shirak. Franca, shumë aktive dhe e cila dëshiron të jetë një lider për këtë çështje, nuk mund të jetë memece e haremit për një çështje kaq të rëndësishme në imagjinatën kolektive (jo vetëm arabe dhe myslimane, por gjithashtu botërore). Në të gjitha vëndet e Jugut, kjo kauzë me të vërtetë është konsideruar si e rëndësishme. Duhet të shikojmë vetëm reagimin e vendeve latino-amerikane apo të Afrikës së Jugut për këtë temë.

Për çfarë Franca dëshiron të jetë, ajo nuk mund të nuk mund të gjejë strehë në abstenim apo të radhitet në një politikë të kujdesshme, as po as jo. Ajo duhet të marrë me zë të lartë qëndrim në favor të njohjes të shtetit palestinez. Rasti i kundërt nuk do të ishte as në përputhje me traditën franceze, as me vlerat e saj dhe do të rezultonte në një humbje të besueshmërisë. Do të krijohej përshtypja se vendi radhitet në një pozicion të kujdesshëm, duke mos ndjekur më objektivat strategjike humaniste dhe politike që kanë të bëjnë me të drejtën e popujve për të vendosur ata vetë, vlera për të cilat ajo gjithmonë ka milituar.

Disa deputetë janë shprehur se të njohësh shtetin palestinez do t’i ktheheshim “importimit të konfliktit izraelo-palestinez”. Çfarë mendoni ju lidhur me këtë  ?

Duke thënë që njeh shtetin palestinez do t’i ktheheshim “importimit të konfliktit izraelito-palestinez” në Francë është diçka absurde. Disa deputetë kanë pohuar se Franca nuk duhet ta njohë Palestinën sepse ajo nuk ka qenë palë në këtë çështje. Por dhe mos ta njohësh Palestinën është gjithashtu të jesh palë. Nuk është e mundur të mos pozicionohesh: ose të marrësh anën për paqen me dy shtete për dy popuj, Jeruzalemi i ndarë dhe kryeqytet i dy shteteve, ose të pozicionohesh për vazhdimin e procesit aktual, kur shihet se ai na ka shpënë në më të keqen. Të thuash që nuk voton në favor të njohjes së Shtetit palestinez don të thotë që procesi aktual i mos-negocimit do të lejojë të arrihet në një rezultat, gjë që është një non-sens që përvoja dhe inteligjenca e situatave nuk lejojnë të imagjinohet. Konflikti izraelo-palestinez është importuar qysh prej një kohe të gjatë . Pra ato që pohojnë se nuk duhet ta iimportojmë shpesh afishojnë një solidaritet pa të meta me qeverinë izraelite, çfarëdo që të bëjë kjo e fundit. Ky konflikt ndan sot thellësisht shoqërinë franceze. Nuk duhet të përkundemi me iluzione, por t’i shohim gjërat në fytyrë dhe të mos luhet politika e strucit. Mosnjohja e Palestinës nuk do t’i qetësonte tensionet, përkundrazi ajo do t’i rriste më tepër ato. Gjithsesi, Franca duhet të vendosë në funksion të parimeve të saj dhe jo në funksion të peshës së këtij apo atij komuniteti.

Strategjia e Mahmoud Abasit që konsiston në njohjen një Shteti të pavarur via organizatave të ndryshme ndërkombëtare, a ju duket e mirë në mungesë të rihapjes së bisedimeve për paqen me Izraelin?

Cilat janë në të vërtetë zgjedhjet e tjera që i ofrohen atij? Negociatat deri tani nuk kanë sjellë asnjë rezultat, sepse Izraeli nuk negocion vetëm për të fituar kohë duke vazhduar kolonizimin. Përbërja aktuale e qeverisë izraelite, ku e djathta ekstreme dhe ato që refuzojnë perspektivën e një shteti palestinez janë të shumtë dhe me influencë nuk len pothuaj shpresë për këtë çështje. Përveç kësaj, ndërkohë që Mahmud Abas ishte në pushtet, tërheqja e njëanshme izraelite nga Rripi i Gazës u bë pa u lidhur me të, gjë që kontribuoi në marrjen e pushtetit nga Hamasi në janar të vitit 2006 ashtu siç e kishte parashikuar Yossi Beilin. Do të ishte qesharake të dëgjonim që Izraeli të denonconte njëanshmërinë palestineze, nëqoftëse situata nuk ishte tragjike. Mahmud Abasi kërkon përkundrazi një rrugë diplomatike, ndërkombëtare dhe shumëpalëshe.

Të dëshirosh që njohja të bëhet në rrugë ndërkombëtare dhe nëpërmjet OKB-së është gjë për të cilën nuk mund të qortohet Mahmud Abasi, sidomos kur nuk shohim mirë se cilat janë opsionet e tjera në dispozicion të tij,me përjashtim që të pranohet situata aktuale, që do të thotë, jo zgjidhje e konfliktit, një pushtim që zgjatet dhe shtypja që shoqëron çdo pushtim ushtarak. Strategjia e Mahmoud Abasit është pra e preferueshme me atë të pranimit të pushtimit apo me atë të konfrontimit të armatosur, të dyja duke qenë të lidhura përfundimisht.

Pergatiti: bota.al

Leave a Reply

Back to top button