Një 60-vjeçar irakian ka qëlluar për vdekje shtatë militantë islamikë të ISIS-it, gjatë një sulmi hakmarrës për vdekjen e djalit të tij. Sipas medieve ndërkombëtare, thuhet se Basil Ramazani, 60-vjeç, qëlloi me një Kallashnikov AK-47 ndaj një grupi të ISIS-t në një pikë kontrolli në qytetin Tikrit. Ai vrau shtatë prej tyre para se të qëllohej nga terroristët e tjerë për vdekje të dielën në mëngjes.
Mediat lokale raportojnë se terroristët e ISIS-it kanë ekzekutuar në fillim të muajit janar djalin e tij Ahmed Ramazani, 18 vjeç. Ai u vra së bashku me shtatë të rinj të tjerë, të cilët akuzoheshin nga ISIS-i për bashkëpunim me forcat irakiane të sigurisë. Në vitin 2007, Basil Ramazanit i është vrarë nga Al Kaeda edhe djali i madh.
1 minute read