Enciklopedike

Vrasësi që shpëtoi nga skanimet e trurit

Screen Shot 2015-05-01 at 22.53.14

John McCluskey nuk ishte një burrë I këndshëm. Pasi i shpëtoi burgut të Arizonës, ai vrau një çift pleqsh, i dogji trupat e tyre, dhe u vodhi kamionin. Në fund, McCluskey u rikap, u provua dhe u gjet fajtor për vrasje. Sidoqoftë, faza e dënimit ishte paksa më e vështirë. Skuadra mbrojtëse e McCuskey-it kishte vënë në zbatim një startegji unike, e cila i la gjykatësit të pasigurtë se çfarë duhej të bënin. Avokatët u kishin prezantuar atyre skanime të trurit të McCluskeyt, dhe imazhet ishin sigurisht të çuditshme. Skanimet PET tregonin 10 zona të trurit të MC Cluskey-t që ishin çuditërisht jo aktive.

Në anën tjetër, 17 zona ishin duke punuar kohë e pa kohë. Për shembull amigdala e tij nuk mund t’i interpretonte sinjalet e rrezikut si duhet dhe shpesh i dërgonte “alarme të gabuara” pjesës tjetër të trurit, duke e nxitur të vepronte impulsivisht. Zakonisht lobi frontal i mban tendencat e çmendura të amigdala-s nën kontroll, por ajo e Mc Cluskey-it ishte e deformuar dhe difektoze, duke i lejuar impulseve të tij të egra të mbretëronin të pakontrolluara. Avokatët mbrojtës gjithashtu vunë re se cerebelumi i tij ishte dëmtuar nga një goditje, e cila nga ana e saj ndikonte në aftësinë e tij për të bërë plane.

Në thelb, ai ishte viktimë e një biologjie të keqe dhe i paaftë për të kryer vrasje me paramendim. Vrasjet Haas kishin qënë spontane dhe jashtë kontrollit të Mc Cluskey-it. Megjithë kundra-argumentat e akuzës, skuadra mbrojtëse arriti qëllimin e vet. Trupi gjykues nuk mund të vendoste nëse McCluskey duhej të vdiste ose jo, gjë e cila do të thoshte se ai dënua me burgim të përjetshëm pa kusht. Truri i McCluskey-it e kishte shpëtuar atë nga ecja në “miljen e gjelbër”. Sidoqoftë, vendimi i trupit gjykues paraqet disa pyetje interesante. A duhet truri jo normal të shikohet si faktor lehtësues, ose provë e sjelljes së rrezikshme? Dhe ku hyn vullneti i lirë në këtë skenar? /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button