Horizonti.al

Vrasësit e dronëve

Screen Shot 2016-06-17 at 14.07.03Dronët janë shndërruar shumë shpejt në “djemtë e keqinj” të qiellit. Ata kanë kryer krime ajrore të tilla si futja kontrabandë e telefonave dhe drogës në burgje. Mbi të gjitha, ekziston frika se terroristët mund të fillojnë të përdorin dronët. Për më tepër, ka pasur tashmë një numër rastesh në aeroportet e Mbretërinë e Bashkuar, ku dronët kanë fluturuar pranë avionëve.

Ata janë shndërruar në një shqetësim aq të madh, sa që qeveria e Mbretërisë së Bashkuar po kërkon mënyrat për të ndaluar fluturimet për qëllime dashakeqe të këtyre dronëve, kur është e nevojshme. Pra, cila është mënyra më e mirë për të ndalur një dron të prodhuar nga njeriu, sesa nëpërmjet  një prej grabitqarëve që ka ka evoluar në mënyrë të përkryer në gjirin e Nënës Natyrë, shqiponja?

Policia në Holandë kanë trajnuar tashmë disa shqiponja, për të rrëzuar dronët e bezdisshëm që fluturojnë në qiell. Ndërsa disa aktivistë të mbrojtjes së kafshëve e konsiderojnë këtë një nismë të rrezikshme, pasi tehu i helikave është potencialisht i rrezikshëm, Policia Metropolitane e Londrës është ende duke konsideruar përdorimin e zogjve grabitqarë. Nuk ka ende një ligj specific për përdorimin e dronëve, por disa rregulla janë vendosur tashmë.

Autoriteti britanik i Aviacionit Civil (AAC) thotë se dronët e pajisur me një kamera, s’duhet të fluturojnë brenda 50 metrave në zonat e populluara apo grupe të mëdha njerëzish, ndërsa dronët komerciale duhet të marrin lejë nga AAC-ja. Ndërkohë, Administrata Federale Amerikane e Aviacionit, thotë së dronët duhet të fluturojnë të paktën 8 km larg një aeroporti./bota.al

Leave a Reply

Back to top button