Enciklopedike

Vrasja e Kennedyt, ish agjenti i CIA-s konfirmon…

Më 22 nëntor 1963, në Dallas, ishin dy persona të armatosur që qëlluan për të vrarë Presidentin e SHBA, John F. Kennedy. Në kundërshtim me atë që gjithmonë është pretenduar nga versioni zyrtar – në thelb bazuar në rezultatet e Komisionit të Hetimeve Warren, krijuar menjëherë pas sulmit – domethënë që ai që shtiu ishte vetëm Lee H. Oswald, shumë rishikime teknike dhe balistike gjithmonë na kanë bërë të mendojmë se atë ditë, ishin të paktën dy njerëz që qëlluan. Tani konfirmimi vjen nga një agjent i CIA-s, Frederick Vreeland. “Raporti zyrtar që pretendon të mbulojë gjithçka nuk mbulon gjithçka. Dikush qëlloi gjithashtu nga rruga, por nuk e gjetëm kurrë. Ka shumë detaje për vrasjen që kurrë nuk do t’i dimë”. Dhe midis atyre detajeve janë me siguri lidhjet mes vdekjes së Kennedyt dhe sektorëve politikë e ekonomikë amerikanë, si dhe mjediseve të shërbimit sekret dhe krimit të organizuar. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button