Psikologji

Vuani nga rënia e flokëve? Provoni këto metoda dhe floku juaj ka për t’ju “falenderuar”

Rënia e flokëve është një fenomen që vihet re në çdo moshë, por me një shtim më të lartë në moshat 20-30 vjeç. Mendohet se është diçka e trashëguar, por ka edhe plot faktorë të tjerë, si stresi psikologjik, dieta e pasur në yndyrna, çrregullimet hormonale, kemioterapia etj që ndikojnë në këtë fenomen. Por cilat janë disa mënyra të trajtimit të rënies së flokëve?

Nisim me dy metoda të thjeshta që secili mund t’i praktikojë në kushtet e shtëpise. Ato përfshijnë vezën “e rrahur” dhe uthullën e mollës. Mjafton të merrni një kokërr veze, ta thyeni dhe ta rrihni. Më pas, përzierjen ta aplikoni në flokët tuaj duke e shpërndarë mirë në kokë. Prisni rreth një orë dhe më pas lajini mirë flokët tuaj me shampon që përdorni. Veza njihet si një produkt i pasur në proteina dhe shërben si një zbutës natyral i flokëve, por edhe si një përforcues dhe zhvillues i tyre.
Uthulla e mollës është një produkt që nuk mungon në kuzhinat shqiptare, pasi përdoret për shumë gjëra në shtëpi. Përsa i përket përdorimit në flokë, uthulla e mollës mendohet se ndihmon në zhvillimin e flokëve të rinj. Mënyra më e mirë e përdorimit të saj është shpëlarja. Pasi të keni larë flokun me shampon tuaj, shpëlajini, thajini dhe lagini me uthullën e mollës. Prisni rreth 15 minuta dhe shpëlajini sërish. Të dyja këto metoda duhen aplikuar vetëm një herë në javë.

Metodat e tjera përfshijnë ato kozmetike. Rekomandohet përdorimi i vajit të arganit, pasi thuhet se ai forcon rrënjën e flokëve dhe stimulon daljen e flokëve të rinj. Pasi ta lyeni flokun me vajin e arganit (mund të përdorni edhe vaj ulliri oganik), prisni 10-15 minuta që ai të përthithet nga flokët dhe më pas shpëlani flokët. Kjo metodë rekomandohet të aplikohet një ose dy herë në muaj.

Metoda e fundit mbetet ajo farmaceutike. Marrja e shampove, produkteve dhe barnave farmaceutike mendohet të japë kontributin e vetë në daljen, rritjen dhe parandalimin e rënies së flokëve. Komplekset vitaminike japin një kontribut më të madh në këtë aspekt. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button