Horizonti.al

WASP-104b, një planet më i errët se karboni

466 vjet dritë në distancë nga toka gjendet një Jupiter i nxehtë ngjyrë karboni: një nga botët më të errëta që njihen deri më sot. Ky planet është gazoz dhe gjigand në madhësinë e Jupiterit që orbiton përreth yllit të tij për 1.75 ditë. Duke qenë se është shumë afër diellit të tij, rrezatimi shumë i madh i emetuar ka djegur plotësisht të gjithë atmosferën e tij dhe retë duke krijuar një sipërfaqe të zjarrtë (më shumë se 1200 ºC) dhe plot re që mbështjellin këtë planet të errët. Jupiterët e nxehtë si ky janë planete shumë të çuditshme. Janë gjigandë gazozë me masa të ngjashme me planetin tonë Jupiter, por ndodhen shumë afër yllit të vet, normalisht në një periudhë në më pak se 10 ditë. Duke qenë se janë kaq afër, këto planete janë edhe shumë të nxehtë. Kanë disa karakteristika që i bëjnë enigmatikë. Pjesa më e madhe e këtyre planeteve reflekton afërsisht 40% të dritës së yllit që i mbërrin. WASP-12b u zbulua vitin e kaluar dhe thith të paktën 94% të dritës. Ndërsa WASP-104b është akoma më i errët dhe sipas shkencëtarëve thith 97-99% të dritës. Arsyeja e kësaj errësire ndoshta vjen nga afërsia e këtij planeti me yllin e vet, një ylll xhuxh portokalli 466 vite dritë larg nga ne në yjësinë e Luanit. WASP-104b është i bllokuar nga baticat, çka do të thotë që një anë e botës së tij përballet gjithmonë me yllin e tij bujtës. Kjo do të thotë që planeti ka një anë ditore të përhershme dhe është kaq afër me yllin në një distancë prej 4.3 milionë km që vonon 1.75 ditë për të përmbushur orbitën e plotë. Duke qenë kaq nxehtë është e pamundur të formohen re, bën shume nxehtë edhe për akullin. WASP-104b ka një atmosferë shumë të trashë dhe ka të ngjarë të përmbajë sodium atomik dhe kalium që e thithin dritën në spektrin e dukshëm, gjë që bën që planeti të jetë shumë i errët në anën ditore. Në anën e natës larg dritës së diellit mund të formohen re, por kjo anë kurrë nuk e sheh dritën e ditës, sepse nuk ka dritë afër që të reflketohet. Edhe pse janë më të errët se normalisht, Jupiterët e nxehtë nuk janë edhe aq të vështirë për t’u zbuluar, sesa planetet normale. Për t’i zbuluar observohet një errësim dhe periudha e niveleve të dritës normale të yllit, ndërkohë që planeti lëviz. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button