HistoriMagazine

“Watergate” – Një grabitje e rëndomtë dhe dy gazetarë. Historia e vërtetë e tatëpjetës së Riçard Niksonit

Screen Shot 2016-05-07 at 19.36.15

Zëdhënësi i Presidentit Nikson, Ron Zigler e quajti një “vjedhje të dorës së tretë”, kur atij iu kërkua një përgjigje zyrtare ndaj një futjeje me dhunë në kompleksin e Watergate, në Washington DC. Përgjigja e Ziglerit ishte në fakt shumë e vërtetë. Pesë hajdutët që u kapën në zyrat qendrore të Partisë Demokratike në 17 qershor 1972, nuk ishin aspak kriminelë me tru. Ata u pikasën, sepse një prej rojeve të sigurisë vuri re ngjitësin që ata kishin vendosur në drynin e derës së zyrës, për ta penguar që të mbyllej dhe kur u kapën, njëri prej tyre kishte emrin e një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, në librin e adresave të telefonave. Tani mendohet se ata, ose përpiqeshin që të vidhnin informacione ose të vendosnin pajisje monitoruese, por në atë kohë u duk tejet e pagjasë që Niksoni, apo ekipi i tij i fushatës, të kishin të bënin me këtë futje me forcë. Ajo ndodhi pesë muaj përpara zgjedhjeve presidenciale, dhe rizgjedhja e Niksonit dukej e sigurtë. Përqindja e mbështetjes për presidentin republikan ishte e lartë dhe kundërshtari i mundshëm nga demokratët, Senatori George McGovern, konsiderohej si shumë liberal, madje edhe për shumë demokratë. Atëherë, përse Niksoni, apo ekipi i tij do të ndërmerrnin një risk kaq të fortë dhe të panevojshëm? …

[real3dflipbook id=”1111″]

Leave a Reply

Back to top button