Ekonomi

“WEALTH MANAGERS” / Gardianët e pasurisë

Njohin të gjitha sekretet e klientëve të tyre. U qëndrojnë besnikë edhe në situatat më të vështira. Quhen wealth manager dhe studiojnë sisteme gjeniale shmangiesh fiskale për miliarderët. Sot janë më të shumtë se kurrë

Pritzker është një prej familjeve më të pasura e Shteteve të Bashkuara. Kanë një pasuri të vlerësuar në 15 miliard dollarë, të shpërndarë midis 60 shoqërive dhe 2500 fondeve fiduçare nëpërmjet një tërësie mekanizmash dhe strategjishë që revista “Forbes”, tradicionalisht e afërt me elitën e miliarderëve, me një ton të pazakontë pështirosjeje etike, i ka quajtur “të paqarta, të konceptuara për të shkurajuar çdo lloj investigimi dhe shfrytëzuar në mënyrë gjeniale të gjitha rrugët e shpëtimit nga fisku”. Kjo strukturë pasurore komplekse nuk është krijuar nga familja Pritzker, por nga një shpurë avokatësh, komercialistësh, fiskalistësh dhe konsulentësh financiarë. Nga kjo pikëpamje, Pritzker nuk është e ndryshme nga dhjetëramijëra familje të pasura që në të gjithë botën u besojnë wealth manager, menaxhuesve të pasurive të mëdha. Këta profesionistë nuk kufizohen në heqjen e pasurive fiskut.

Siç lexohet në një studim akademik të kohëve të fundit, “fshehin koncentrimet e pushtetit ekonomik” duke përdorur instrumenta që e bëjnë të vështirë, në most ë pamundur, të shkohët tek zotëruesit e vërtetë të pasurisë. Puna e tyre është përshkruar nga disa përfaqësues të shquar të sektorit si një mbrojtje ndaj plaçkitjeve të “shteteve konfiskues”. Pjesa më e madhe e aktivitetit të përditshëm të këtyre profesionistëve zhvillohet në një zonë etike të hirtë, e përbërë nga aktivitete formalisht të ligjshme, por socialisht të paligjshme. Përdoren fonde fiduçare, shoqëri offshore dhe instrumenta të ngjashëm për të ndihmuar klientët që të mos paguajnë taksat, borxhet dhe mbajtjen e ish bashkëshortit. Pas krizës financiare dhe skandalit Panama Papers, këto strategji – shpesh të përdorura edhe nga kompanitë për t’ju shmangur fiskut – po tërheqin vëmendjen e opinionit publik. Operatorët e sektorit, që përfaqësohen nga Society for Trust and Estate Practitioners (STEP) e Londrës, janë vënë në shënjestër nga agjencitë qeveritare e shteteve të ndryshme që merren me evazionin fiscal, riciklimin dhe pabarazinë ekonomike.

Në deklaratën e Seulit të 2006, Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OCSE) i është referuar rolit të “studiove ligjore e tregtare, konsulentë fiskalë dhe institucione financiare të tjera” që ndihmojnë kompanitë dhe privatët për të shmangur normativat ndërkombëtare. Në 2003 senatori demokrat amerikan Carl Levin denoncoi përpara një nënkomisioni të Senatit strukturat e krijuara nga konsulentë për të fshehur pasuritë e klientëve: “Shumë janë aq komplekse sa të bëjnë me dhimbje koke. Kush i koncepton synon në kompleksitetin e tyre për t’u shpëtuar kontrolleve”.

Gjatë viteve të fundit pasuria botërore është rritur në nivele rekord …

[real3dflipbook id=”1436″]

Leave a Reply

Back to top button