Your Life

Xheloz apo besimplot?

screen-shot-2016-09-23-at-15-00-26Një studim eksperimental, i publikuar në “Science Advances”, i kryer mes 500 pjesmarrësve, të cilëve iu parashtruan 100 dilema sociale, nxjerr në pah pyetjen: Tradhtojmë apo jo? Kur bashkëpunoni më një koleg çfarë sjelljesh fitoni? Ky eksperiment u krye nga studiuesit e Universitetit Karli i 3-të, në Madrid në bashkëpunim me Universitetet e Barcelonës, Rovira i Virgili dhe Saragozës. 541 vullnetarë nga të cilët 90% e gjeti veten në katër klasa të tipit pesimist, optimist, xheloz dhe besimplot. Përgjigjet e vullnetarëve duhet të jepeshin para partnerit dhe ata hynin në një konflikt të brendshëm ose do ti tradhtonin. Brenda teorisë së lojës, eksperimenti, ngriti probleme ku do të përfshiheshin interesat individuale si dhe ato kolektive. Grupin me numrin më të madh të pjesmarrësve e përbënin xhelozët me 30% krahasuar me 20% të grupeve të tjera. Këtyre personave iu kërkua të luanin në çifte që ndryshoheshin çdo rradhë, por edhe çdo herë që loja ishte e ndryshme dhe ajo që mund të bënin ishin të bashkëpunonin me tjetrin, të bënin të kundërtën apo ti tradhtonin. “Në këtë mënyrë kemi të dhëna se çfarë bëjnë njerëzit në situata sociale të ndryshme”, – shpjegon një nga autorët e studimit, Anxo Sánchez i Universitetit Karli i 3-të, në Madrid. Rezultatet dhanë disa teori si për shembull tregojnë që njerëzit gjithmonë sillen racionalisht. Pas përfundimit të eksperimentit, hulumtuesit krijuan një algoritëm për t’i klasifikuar pjesmarrësit në varësi të sjelljes së shfaqur. Algoritmi klasifikoi 90% të tyre në katër grupe: xhelozët (s’ka rëndësi sa fiton mjafton që të jetë më shumë se të tjerët) përbënin 30%, optimistët (që vendosin duke menduar se tjetri do të zgjedhë më mirë për të dy) ishin 20%, pesimistët (gjysma e së keqes) ishin 20%, dhe të fundit besimplotët (bashkëpunonin gjithmonë dhe nuk u interesonte në fitonin apo jo) përbënin 20% të vullnetarëve. 10%-i i mbetur formoi një grup të pestë që algoritmi ishte i paaftë ti klasifikonte diku sepse nuk përshtateshin në asnjë nga katër grupet e personalitetit. “Kurioz është fakti se klasifikimi u realizua nga një algoritëm kompjuteri që mund ta kishte shtrirë numrin e grupeve, por megjithatë dha një klasifikim optimal me katër tipe karakteri”, -shpjegon Yamir Moreno, bashkautor i stuimit. “Më parë eksperimentet kryheshin me dhjetra persona. Me këtë platformë mund ta rrisim sasinë e pjesmarrësve në studime si dhe me popullsi heterogjene dhe të marrim më shumë të dhëna për sjelljen e tyre. Kjo na ka hapur dyert për testime më komplekse”, – pohon Jordi Duch, një tjetër bashkautor./bota.al

Leave a Reply

Back to top button