Analiza

Xhon Xhihadisti: Një leksion marketingu

Xhelati i Shtetit islamik i cili është identifikuar, është në fakt një markë e krijuar nga organizata terroriste me qëllim që të sigurojë promovimin e saj. Kjo na kujton nevojën të sulmojmë shkaqet e radikalizimit të të rinjve

Screen Shot 2015-03-11 at 17.20.15Maajid Naawaz

“Prospect”

Vrasësi gjakatar i Shtetit islamik që ne kemi parë në mediat, përgjegjës i prerjes së kokave të perëndimorëve, është identifikuar që është Mohammed Emwazi, një londinez me origjinë kuvajtiane. Në një moment të parë, mund të ndjejmë një farë lehtësimi, duke njohur identitetin e tij.

Por identifikimi i Xhon Xhihadistit na mëson diçka që ndofta është më e çuditshme, por edhe më e hidhur: që kjo figurë kukull e Shtetit Islamik nuk është një person.

Atëherë, cili, apo çfarë fshihet pas tij?

Sigurisht, Emwazi është një person i cili ka hyrë në grupin e Shtetit Islamik pasi ka aderuar në ideologjinë xhihadiste. Por Xhon Xhihadisti është më shumë se kaq. Ai është një person shumë i ashpër, i krijuar nga makina e propagandës së Shtetit Islamik, me qëllim që të ndjellin frikën dhe të inkurajojë luftën për vendosjen e një Shteti Islamik utopik, “Kalifatit”.

Xhon Xhihadisti është një simbol i ideologjisë islamiste ekstreme, mbi të cilën mbështetet kjo organizatë, gjithnjë e më shumë efikase. Atëhere, çfarë të bëjmë? “Të ndiqet dhe të vritet Xhon Xhihadisti”, thonë disa. Eshtë e vërtetë që ai ka kryer krime të neveritshme. Por si të vrasësh një markë? Një gjë është e sigurtë, vrasja e Osama Bin Ladenit nuk i ka dhënë fund salafizmit të versionit Al-Qaida.

Për të rregulluar problemin e vërtetë dhe luftuar ideologjinë ekstremiste në origjinën e markës Xhon Xhihadisti, duhen sulmuar rrënjët shoqërore të së keqes, në faktorët e radikalizimit të të rinjve myslimanë. Kjo është më tepër se kurrë një nevojë aktualisht, ku siç e tregojnë metodat e rekrutimit të xhihadistëve nëpërmjet internetit, nuk ka qenë aq e lehtë për të shënjestruar të rinjtë, nëpërmjet mesazheve ekstremiste.

Në një anketë të botuar më 26 shkurt nga BBC, jo më pak se 11 % e myslimanëve britanikë shprehin simpati për ata që dëshirojnë të luftojnë interesat perëndimore. Shoqëria civile duhet të reagojë që t’i shkojë në fund kësaj ideologjie, e cila i nxit të rinjtë e pambrojtur për të hyrë në organizatat islamiste. Ky është një prioritet.

Njerëz që me të drejtë apo me arsye dënojnë politikën e jashtme perëndimore ose ndihen viktimat e racizmit, janë pre e lehtë për rekrutuesit karizmatikë që shfrytëzojnë ato në mënyrë emocionale dhe i tërheqin drejt kurthit të radikalizimit.

Sa për markën e Xhon Xhihadistit, ajo ka qëllim për të lavdëruar famën dhe “kurajon” e lidhur me luftën për kalifatin dhe kundër Perëndimit. Ekspertët e marketingut e dinë mirë branding [strategjia e markës] është një mjet i fuqishëm që vepron mbi emocionet dhe sjelljen e njerëzve.

Të zvogëlohet ekstremizmi

Gjithnjë e më shumë, Shteti Islamik funksionon si një ndërmarrje e madhe: ai përdor rrjetet sociale për të arritur dhe indoktrinuar rekrutë të rinj. Edhe nëse lufta kundër terrorizmit e drejtuar nga policia dhe shërbimet e sigurisë e ruan rëndësinë e saj, pushtetet publike dhe shoqëria civile duhet të përqëndrohen para së gjithash për të parandaluar përhapjen e fjalimeve ekstremiste, ndryshe islamizmi do të vazhdojë të rekrutojë. Ne duhet të arrijmë në një njohje më të thellë të metodave të ngulitjes dhe të përhapjes së ekstremizmit.

Paralelisht, ka rëndësi të edukohen funksionarët që janë në vijën e parë – sidomos mësuesit dhe specialistët e shëndetit – me qëllim që të sensibilizohen ata për rreziqet që paraqet ekstremizmi dhe mënyrën për të luftuar kundër tij.

Vlera si liria, toleranca dhe demokracia duhet të afirmohen përsëri. Në nivel lokal, u duhet dhënë një mbështetje komuniteteve fetare dhe të kontribuohet kështu në integrimin e tyre social.

Masa të tilla do të zvogëlonin në mënyrë të konsiderueshme ekstremizmin dhe në një të ardhme të afërt, t’i jepen të paktën rekrutëve potencialë të ekstremistëve, siç është Mohammed Emwazi, një qartësi të mjaftueshme për të thënë jo. Miti i xhihadistit Xhon na kujton se është urgjente të shkulen rrënjët e ekstremizmit në origjinë të fushatave të rrezikshme të marketingut, si ato të Shtetit Islamik.

s.m./www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button