Xhulia Roberts ka bërë të njohur se është një tifoze e madhe e Taylor Swift, kur është ngjitur në skenën e “Staples Center”, e cilësuar si e ftuara e nderit, së bashku me Joan Baez, gjatë turit 1989 të këngëtares. Dhe duket se shijet muzikore të aktores përfshijnë edhe Beyonce. E frymëzuar nga një tekst i shkruar nga Queen Bey, aktorja e famshme e “Pretty Woman” ka publikuar në instagram një foto në të cilën duket krejt pa makiazh, shoqëruar me një batutë, si dhe disa konsiderata të vetat, nxjerrë nga “Pretty Hurts”.
Less than a minute