Horizonti.al

Ylli i Betlehemit, oguri i Biblës, apo ngjarje astronomike?

Screen Shot 2015-09-10 at 10.26.48

Astronomët besojnë se Ylli i Betlehemit mund të ketë qenë një ngjarje shumë reale, dhe ndoshta jo shenja e shenjtë që tregon vendlindjen e Mesias. Lidhja e trefishtë mes Diellit dhe tre planetëve – Jupiterit, Venusit dhe Tokës – është një fenomen natyror me një efekt pamor shumë të ngjashëm me yllin e tij me bisht të gjatë. Sapo dy planetët e tjerë vihen në një resht, Toka parakalon çiftin, duke i bërë të duken ndryshe nga normalja. Në një kohë kur, çdo gjë e çuditshme në qiell dukej si një ogur, afrimi i planetëve të shndritshëm rreth tre herë gjatë një hapësire të shkurtër kohe mund të ketë qenë një shenjë e rrallë dhe e rëndësishme për astronomët e lashtë. Sipas traditës, Ylli i Betlehemit jepte mesazhin që Jezusi kishte lindur dhe më pas ishte zhdukur, për të ms u kthyer kurrë më. Por nëse lidhja planetare ishte vërtetë përgjegjëse, atëherë Ylli i Betlehemit është rikthyer çdo 900 vjet, qysh prej asaj nate. Dy kandidatë të tjerë, por me më pak gjasa, janë një kometë e shndritshme apo lindja e një ylli të ri. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button