Analiza

Z. Kissinger, telefonoji zyrës: Mund të ketë një zgjidhje për krizën, por nuk do jetë e lehtë

Dr. Assad Homayoun

Studiues, Shoqata Ndërkombëtare e Studimeve Strategjike

Tek “Arti i Luftës”, strategu kinez Sun Tzu ka thënë: Shko deri në ekstrem me përpjekjet për të shmangur luftën. Rezultsti i konfliktit ushtarak nuk mund të jetë asnjëherë i sigurtë. Si pasojë, do të ishte shansi i fundit. Perandoritë shkatërrohen sepse udhëheqësit e tyre shkojnë në luftë pa arsye, apo me arsye të papërfillshme

Screen Shot 2015-03-27 at 20.52.38

Dr. Assad Homayoun
Studiues, Shoqata Ndërkombëtare e Studimeve Strategjike

Si mund të hartohet një politikë e vlefshme dhe e qëndrueshme në lidhje me Ukrainën, duke parë që kriza e cila ka në qendër këtë shtet mund të ketë pasoja të thella për tregtinë dhe sigurinë globale? Eshtë e qartë që duhet të injorojmë serinë e akuzave kohëshkurtëra, ose taktike që shkëmbehen mes palëve dhe të shohim perspektivën më të gjerë.
Kjo gjë nuk po bëhet në një mënyrë të paanshme, sidomos duke patur parasysh pasojat agatgjata të arkitekturës strategjike Euraziatike (dhe globale). Hapat e gabuar që hidhen në mënyrë të vazhdueshme dhe komunikimi i varfër në këtë fazë do të rezultojë në polarizime që do të provokonin veprime armiqësore të vazhdueshme.

Kriza aktuale në Ukrainë është komplekse, dhe ajo ka disa shtresëzime historike, ku mbivendosen dallimet fetarë, kulturorë, gjuhësorë, gjeografikë dhe gjeopolitikë, ashtu si edhe interesa konkurues mes tyre.

Konflikti është parashtruar në mënyrë sipërfaqësore dhe të pasaktë nga media perëndimore dhe qarqet politikë si një agresion i paprovokuar i Rusisë kundër një qeverie ukrainase properëndimore dhe të zgjedhur demokratikisht. Ka shumë më tepër nuanca se kaq, dhe ka mjaft arsye për të fajësuar të gjithë pjesëmarrësit, sidomos ata që janë aktualisht në detyrë në Kiev – për shkak të uzurpimit në vitin 2014 të një presidenti të zgjedhur.

Në lidhje me politikën e jashtme ruse, është e rëndësishme të vërejmë se Presidenti Vladimir Putin është, në thelb, ish udhëheqësi sovjetik, Leonid Brezhnev, dhe Carët Pjetri i Madh dhe Ivani i Tmerrshëm, të gjithë të bashkuar në një. Ajo që po shohim është një dëshmi e parashikueshme, madje thelbësore, e një qasje të pandryshueshme të Rusisë ndaj identitetit dhe mbijetesës.

Politika e jashtme e Rusisë është përcaktuar gjithmonë prej gjeografisë. Dhe Rusia ka patur

gjithmonë nevojë për një zonë “sfungjer” mes “fortesës” së saj dhe Europës. Rusia dhe Europa kanë luftuar për më shumë se 450 vjet për sferat e tyre të influencës. Rusia ka vuajtur shumë pushtime nga Europa: nga Karli XII në vitin 1708, tek Napoleon Bonaparti në 1812, dhe HItleri në 1941. Shtytja aktuale e Rusisë drejt Ukrainës është një reagim tipik refleksiv për t’u vetëmbrojtur prej zgjerimit të Europës/NATO-s. Pak më shumë se një vit më parë (dhe duke filluar më shumë se një dekadë më parë), SHBA ndihmoi për të destabilizuar Ukrainën, gjë që rezultoi me largimin në shkurt 2014 të presidentit të zgjedhur me votë, Viktor Janukovic në drejtim të Rusisë, dhe fillimin e një serie krizash të njëpasnjëshme.

“Vija e kuqe” ekzistenciale strategjike e Rusisë është shkelja prej Europës e kufijve të saj, gjë që

nuk e ka toleruar asnjëherë. Dhe është e rëndësishme të kuptojmë se vija e kuqe e Putinit është e ndryshme nga “vija e kuqe” që Presidenti Obama shpalli në vitin 2012, në lidhje me përdorimin e mundshëm të armëve kimike nga rusët. Situata me të cilën përballen dy udhëheqësit është e ndryshme. Për shembull, interesat e SHBA në Siri nuk ishin jetikë, ndërkohë që për Rusinë, Ukraina është ekzistenciale për interesat ruse.

Putini do të ndërmarrë cfarëdolloj veprimi që të jetë i nevojshëm për sigurinë e Rusisë. Atij i duhet ta bëjë këtë për të ruajtur pozicionin gjeostrategjik të Rusisë kundrejt Europës dhe Mesdheut / Lindjes, por ai duhet të llogarisë gjithashtu edhe realitetin që, pjesa më e madhe e bazës industriale strategjike ruse ka mbetur në Ukrainë.

Kur u krijua NATO, qëllimi i saj kryesor ishte të ndalte Rusinë – atëherë Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike – që kjo të mos pushtonte Europën Perëndimore; ajo u krijua edhe për të mbajtur Gjermaninë nën frerë si dhe për të mbajtur Shtetet e Bashkuara në Europë. Në procesin e shpërbërjes së ish Bashkimit Sovjetik, Presidenti amerikan Bush, përmes Sekretarit të SHtetit Baker, i premtoi Sekretarit të Përgjithshëm të BS, Mikhail Gorbachev se NATO nuk do të zgjerohej në lindje.

Por NATO u zgjerua në lindje.
Brenda një hapësire relativisht të shkurtër kohe, anëtarësia e NATO-s u rrit nga 12 në vitin 1949, në 16 deri në vitin 1982 (dhe në fundin e Luftës së Ftohtë) arriti në 28, dhe zgjerimi ishte i gjithi drejt lindjes. Sërish i pakënaqur, Departamenti i Shtetit i SHBA e ktheu vëmendjen nga Ukraina

dhe nisi ta destabilizojë. Por tashmë, kjo lëvizje shkaktoi kundërplasje.
Rusia reagoi ndaj lëvizjes më të fundit të perëndimit duke përdorur manipulimin për të rimarrë Krimenë (e cila kish qenë pjesë e Rusisë, por që ishte transferuar në Ukrainë, brenda BRSS, në vitin 1954), si dhe duke armatosur një lëvizje separatiste rusësh etnikë në Ukrainën lindore. Situata erdhi e u përshkallëzua në konflikt të armatosur.

Pas firmosjes së armëpushimit më të fundit (i treti në konfliktin aktual), ndërmjetësuar prej kancelares gjermane, Merkel dhe presidentit francez, Hollande, i cili hyri në fuqi në 15 shkurt 2015, forcat separatiste të mbështetura nga Rusia ia dolën të marrin kontrollin e dy vendeve me rëndësi strategjike në lindje të Ukrainës: aeroportin e Donetskut dhe nyjën hekurudhore në Debaltseve. Dhe në mesin e marsit ata ishin duke marrë edhe qytetin bregdetar me rëndësi strategjike të Mariupolit në Detin Azov, i cili është shumë i rëndësishëm për sigurinë e Krimesë.

Deri në mesin e marsit, separatistët kontrollonin një pjesë të mirë të Ukrainës lindore. Në këtë kohë, armëpushimi ende mbante, por se sa do të zgjasë, këtë askush nuk e di. Luftime të reja nisën që të raportohen përreth Mariupolit.

Në një intervistë që kam dhënë në fillimin e krizës, sugjerova që një mënyrë praktike për të dalë nga kriza do të ishte “Finlandizimi” i Ukrainës. Por me rrjedhën e ngjarjeve dhe armëpushimin e ri, duket se po materializohet “federalizimi”.

Një numër senatorësh të fuqishëm amerikanë, si John McCain i Arizonës dhe Lindsey Graham i

Karolinës së Jugut, ashtu si dhe think tank-et si Instituti Brookings, Këshilli i Atlantikut dhe Këshilli i Chicagos për Cështjet Globale, vazhdojnë të rekomandojnë furnizimin e Ukrainës me armë të rënda mbrojtëse. Presidenti Obama i ka refuzuar deri tani rekomandimet e tyre. Do të ishte si t’i hidhje benzinë zjarrit, sepse do të përkeqësonte një situatë edhe kështu të ndërlikuar, dhe me shumë gjasa do të shpinte në një luftë të panevojshme. Një luftë ku shanset e përdorimit të armëve bërthamore taktike do të ishin të lartë.

Tek “Arti i Luftës”, strategu kinez Sun Tzu ka thënë: Shko deri në ekstrem me përpjekjet për të shmangur luftën. Rezultsti i konfliktit ushtarak nuk mund të jetë asnjëherë i sigurtë. Si pasojë, do të ishte shansi i fundit. Perandoritë shkatërrohen sepse udhëheqësit e tyre shkojnë në luftë pa arsye, apo me arsye të papërfillshme. Megjithatë, refuzimi nga Shtëpia e Bardhë i rekomandimit për furnizimin e qeverisë në atë që është, në thelb, Ukraina Perëndimore, me armë të rënda mbrojtëse, nuk duhet marrë ashtu si duket. Shtëpia e Bardhë e Obamës ka autorizuar, qysh prej vitit 2014, lëvizjen e forcave speciale amerikane në Ukrainë, duke thënë për qëllime stërvitore, por ajo ka autorizuar edhe transferimin në fshehtësi të armëve të prodhimit joamerikan për përdorim në Ukrainën Perëndimore.

Me fjalë të tjera, futja e forcave mbështetëse dhe armëve në konflikt nga ana e SHBA ka ndodhur, edhe në një kohë kur Uashingtoni ka kritikuar mbshtetjen e Rusisë për forcat në Ukrainën Lindore. Eshtë e rëndësishme të kuptojmë se Rusia është dhe ka qenë gjithmonë shumë serioze kur bëhet fjala për mbrojtjen e interesave të saj. SHBA ka interesa në Ukrainë, por ato nuk janë jetike për mbijetesën e SHBA, ndërkohë që interesi i Rusisë është jetik, madje ekzistencial. Po kështu, veprimet e Rusisë, përfshirë ata të nxitur prej udhëheqjes ushtarake të NATO-s, kanë shërbyer jo vetëm për të polarizuar marrëdhëniet SHBA-Rusi, por ata kanë larguar SHBA edhe nga shumë prej udhëheqësve në Bashkimin Europian, sidomos qeverinë gjermane.

Në të njëjtën kohë, SHBA ka një tendosje të tejskajshme për shkak të angazhimit në Lindjen e Mesme, ndërkohë që mbetet jo e vogël mundësia e rritjes së tensioneve në Detin e Jugut dhe Lindjes së Kinës. Për mua si vëzhgues, zgjidhja më e mirë për Ukrainën tani është federalizimi dhe ndoshta një detantë (ulje e tensionit) me Rrusinë, gjë e cila do të shmangte një konfrontim të madh e të panevojshëm, ose në rastin më të mirë, një vijë të re ndarëse në kontinentin Euraziatik.

Por një detantë ka nevojë për një udhëheqje e llojit të Henry Kissingerit, që për momentin mungon./WorldTribune/
www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button