Analiza

Zbardhet misteri i anijes “Blue Sky M”

blueskym

Mediet italiane kanë hedhur dritë mbi misterin e anijes së mallrave “Blue Sky”, anijes me 600 emigrantë që lëshoi një alarm SOS mesditën e sotme. Duke cituar autoritetet greke, mediet në Itali raportojnë se anija nuk ka asnjë problem mekanik dhe asgjë të dyshimtë në bord.
Dy helikopterë italianë e kanë arritur anijen e mallrave, ndërsa tre zyrtarë të mbrojtjes detare vlerësojnë se anija po lundron e sigurt. Marina italiane ka vlerësuar se në anije ndodhen 600 emigrantë. Zyrtarët dyshojnë se anija u braktis nga kontrabandistët, ndërsa i ishte drejtuar brigjeve.
Mediet greke dhe ato italiane kanë dhënë informata të ndryshme për vendndodhjen e anijes. Sipas medieve greke, anija po lundronte me shpejtësi të ulët në drejtim të ishullit Othoni, ndërsa mediat italiane, se anija është pikasur në drejtim të Puglias në Itali. Sipas një raportimi të fundit nga “BBC”, tani anija e mallrave po udhëton drejt Italisë.
Anija e mallrave “Blue Sky”, e lëshoi sinjalin SOS, rreth orës 13:00 të ditës së martë, pranë brigjeve të Korfuzit. Sipas raportimeve, ajo kishte 600 emigrantë në bord, shumica sirianë. Ajo çka mbetej e papërcaktuar është nëse ky alarm është lëshuar për shkak të pranisë së njerëzve të armatosur në bord, apo anija ka pasur probleme me motorin.
“Telegraph online”, duke cituar një televizion gjerman shkruan se “alarmi është lëshuar për shkak të një problemi me motorët dhe jo nga prania e njerëzve të armatosur”. Pas vënies në lëvizje të një anijeje luftarake dhe një helikopteri nga ushtria greke, u konfirmua nga kapiteni i anijes se askush nuk ndodhej në rrezik.
Pasagjeri në bordin e “Blue Sky M” telefonoi në numrin 112, linjën e emergjencës greke, duke u ankuar “jemi pa ujë, ushqime dhe batanije”. Raporte të pakonfirmuara thanë se kishte burra të armatosur në bord, megjithëse kapiteni i mohoi më vonë këto raportime.
14:00 Një tjetër anije në Korfuz me qindra persona në bord ka lëshuar alarmin se ndodhet në rrezik mbytjeje. Ende nuk dihet shkaku apo problemet që e kanë detyruar atë që të lëshojë sinjalin SOS. Ministri grek i Marinës konfirmoi zyrtarisht se në bord ndodhen 700 persona.
Anija ndodhet 3.5 milje larg ishullit Othoni. Autoritet greke thonë se anija e quajtur “Blue Sky M” është nga Moldavia dhe është regjistruar si një anije mallrash dhe ishte drejtuar për në Kroaci.
Drejt anijes në rrezik janë nisur nga Greqia 2 helikopterë Super Puma dhe 1 ushtarak, për të monitoruar situatën nga afër dhe për të ofruar ndihën e duhur në rast nevoje.
Sipas disa prej pasagjerëve të anijes, mendohet se në bord ka edhe persona të armatosur, por diçka e tillë nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Autoritetet portuale greke kanë thënë se anija “Blu Sky M” ka kapacitet vetëm për 400 persona, ndërkohë që në të ndodhen 700. Dyshohet që në bord gjenden edhe shumë emigrantë të paligjshëm.
Sinjali i rrezikut është kapur edhe nga marina italiane, e cila është vënë në gatishmëri të plotë për të shmangur një tjetër tragjedi, si ajo e një dite më parë ku humbën jetën 10 pasagjerë dhe u zhdukën 47 të tjerë.

Leave a Reply

Back to top button