Horizonti.al

Zbulime të reja në monumente të famshme: Seahenge II

Screen Shot 2016-08-29 at 21.16.06Në vitin 1998, një rreth parahistorik u zbulua në plazhin Norfolk. I ashtuquajturi Seahenge u bë i famshëm, por ka një homolog të lënë shumë pas dore. I gjetur në të njëjtin vit, ai u anashkalua kur protestuesit u përpoqën të parandalojnë largimin e 55 shtyllave të lisit që i përkasin Seahenge. Zhvendosja qe e nevojshme për shkak të dëmit të shkaktuar nga dallgët. Rrethi i dytë, i njohur si Holme II (teknikisht Seahenge është Holme I), po përson një vdekje të ngadaltë.

Fillimisht, shtyllat dhe gardhet formonin një ovale në mes. Sot, shumica është zhdukur. Mjerisht, shkatërrimi i plotë është i pashmangshëm, pasi s’ka plane për të hequr prej aty Holme II.  Të dyja momumentet datojnë në vitin 2049 Para Krishtit, duke shenjuar një qëllimi të unifikuar. Seahenge besohet të jetë një memorial për dikë që ka vdekur, ndërkohë që tashmë mungojnë shkrimet qëndrore. Holme II dyshohet të ketë mbështetur arkivolin e të vdekurit. /BOTA.AL

Leave a Reply

Back to top button