Horizonti.al

Zbulimet e Kepit Brodgar

Screen Shot 2016-05-26 at 14.10.47Në vitin 2012, arkeologët që punonin në ishujt e largët të Skocisë Orknej, deklaruan se kishin zbuluar mbetjet e një vendbanimi të lashtë të banuar fillimisht rreth vitit 3200 P.E.S. Vendbanimi i njohur si Kepi Brodgar, përmban disa nga pikturat murale më të vjetra (nëse mos të vjetrat) të Evropës, ndërsa gurët e përdorur i paraprijnë Stounheixhit.

Për më tepër, Kepi Brodgar përmban një pasuri objektesh që kanë të bëjnë me fenë neolitike të Ishujve Britanikë, që mund të përmbajë çelësin për të kuptuar Stounheixhin dhe rrethe e ndryshme prej guri në të gjithë Britaninë e Madhe. Sipas një artikulli të shkruar nga Rof Smith për “National Geographic”, Kepi Brodgar ka qenë përdorur për më shumë se 1000 vjet.

Vendbanimi ka shërbyer si qendër e praktikave fetare të zonës, duke i dhënë atij një funksion ceremonial. Ndonëse i rëndësishëm, Kepi Brodgar nuk qe krejtësisht unik.

Në fakt, ishulli Orknej i Epokës së Gurit është i pasur me megalite, varre guri dhe fshatra. Megjithatë edhe më intrigues është fakt se Kepi Brodgar, që daton në të njëjtën periudhë me ndërtimin e piramidave egjiptiane, mund të përmbajë të dhëna për rrjete të gjera të tregtisë ndërmjet Orknejit, Skocisë kontinentale dhe pjesëve të tjera të Evropës Veriore./bota.al

Leave a Reply

Back to top button