Horizonti.al

Zbulimet më interesante: Një prej mumjeve më misterioze të botës

Screen Shot 2016-05-12 at 11.36.38Djersë të ftohta i rrjedhin këtij punonjësi në një muze meksikan. Dhe ka të drejtë: në duar po kalon një prej mumjeve më misterioze të botës. E ka katandisur kështu jo ndonjë rit i habitshëm funebër, por klima. Duket në fakt se për shkak të gjendjes së veçantë atmosferike të varrezës ku ndodhej kufoma – një zonë kodrinore pranë Guanajautos në Meksikë – është tharë që përpara se të dekompozohej.

Në të njëjtin vend janë gjetur më shumë se 100 kufoma të ruajtura përsosmërisht.

Zotëria i mumjes në fotografi, vdiq bashkë me “fqinjë” të tij në varrezë, gjatë një epidemie kolere në vitin 1833. Për të shmangur përhapjen e sëmundjes të sëmurët u varrosën shpejt e shpejt dhe ndoshta mund të ketë ndodhur që disa, në dukje të vdekur, të jenë varrosur të gjallë./bota.al

Leave a Reply

Back to top button