Analiza

ZBULIMI / Në 2009-ën, Amerika provoi të rrëzojë Raul Kastron

raulDuke filluar nga viti 2009 dhe për të paktën dy vite, Shtëpia e Bardhë ka infiltruar në Kubë disa agjentë të fshehtë, zyrtarisht si vullnetarë të agjencisë amerikane të bashkëpunimit, Usaid, për të nxitur opozitën kundër qeverisë kastriste. Mendohet që kanë qenë më shumë se 12 agjentët, të punësuar nga vende si Kosta Rika, Venezuela dhe Peruja, me qëllim që të organizonin pakënaqësinë, sidomos mes të rinjve kubanë, kundër qeverisë së Kastros.
Mbulimi ishte pjesëmarrja në seminarë dhe takime për tema të tilla si parandalimi i HIV, që konsiderohej si “justifikimi i përsosur”. Por spiunët e rinj – të improvizuar e si pasojë jo ekspertë – bën të ditur agjencia Associated Press, e cila ka zbuluar lajmin duke publikuar në internet edhe disa dokumenta të rezervuar – bënin sikur ishin edhe turistë, për të lëvizur më lirshëm në brendësi të ishullit të Karaibeve.
Ndryshe nga spiunazhi elektronik i NSA, këtu operacionet zhvilloheshin në vend. Agjentët ishin stërvitur të komunikonin me kode të thjeshtë: “Kam dhimbje koke”, nënkuptonte që ishin pikasur. Në atë rast, misioni duhej të pezullohej. Krahasimi me cështjen e Gjirit të Derrave në këtë rast është thjeshtë për të kujtuar, pasi nuk ka krahasim si për sa i përket forcave që u përdorën në operacionin e 1961, ashtu edhe për sa i përket klimës së ndryshme politike. Madje në 2009 Obama kishte vendosur të ndiqte një tjetër kurs në marrëdhëniet me Kubën, pas disa dekadash mbylljeje, përplasje dhe sanksionesh ekonomike. Megjithatë, operacionet e fshehtë do të vazhdonin.
Me Usaidin bashkëpunonte edhe një kontraktor i Uashingtonit, Creative Associates International, i cili në prill të këtij viti kishte futur jo pak në siklet Uashingtonin pas zbulimit se ishte përpjekur të krijonte një lloj Tëitteri në Kubë, edhe për të favorizuar opozitën: një nismë që shkaktoi arrestimin e një amerikane, i cili më pas u dënua me 15 vite burg dhe aktualisht ndodhet ende në ishull, i burgosur.
Në këtë mision, kontraktori kishte vënë në zbatim programe parandalimi kundër HIV. Takimet me disa të rinj kubanë për të hspjeguar rëndësinë e përdorimit të perzevativëve do të përfshinin edhe këshilla se si të “vetëorganizoheshin” për të nxitur ndryshime socialë. Një prej protagonistëve, sipas Associated Press, është kostarikani Fernando Murillo, atëherë 29 vjecar, lider karizmatik i një shoqate për të drejtat e njeriut në Kosta Rika, e quajtur Fundacion Operacion Gaya Internacional, të cilës Creative Associates i ishte drejtuar për organizimin e seminarëve antiHIV. Sipas AP, problemi është që tani mund të vihen në diskutim programet antiHIV që USAID ka vënë në zbatim në më shumë se 100 shtete. /corriere.it/
Përshtati: BOTA.AL

Leave a Reply

Back to top button