Horizonti.al

Zbulohen në Danimarkë mbetjet makabre të një beteje të panjohur më parë

Një ekip arkeologësh ka zbuluar në një zonë të Alken Enge në Jutlandë, Danimarkë më shumë se 2000 kocka njerëzore që u përkasin të paktën 82 njerëzve që kanë vdekur në një betejë mes barbarëve të ndodhur para 2000 vitesh. Ky zbulim jo vetëm që tregon ekzistencën e një përballjeje, por edhe një ritual makabër që ka ndodhur më vonë dhe që ka befasuar arkeologët. Mbetjet e të mundurve ishin manipuluar në formë të çuditshme, prerë, shkuar në një shkop ose të grumbulluar në pako me gurë dhe hedhur në ujëra të një liqeni. Mund të themi se janë vrarë dy herë. Shtrirja deri në veri të Perandorisë Romake nga shek I para krishtit dhe shek I pas krishtit është shënuar nga beteja në fusha me fiset gjermanike, egërsia e të cilëve është e dokumentuar nga tradita ushtarake romake. Megjithatë mungesa e mbetjeve njerëzore të mirëruajtura në këto fusha betejash ka vështirësuar shkencëtarët të kuptojnë realisht natyrën e atyre luftimeve dhe se cilat ishin praktikat dhe armatimet. Në sendimente dhe në liqen me një sipërfaqe prej 75 hektarësh, ekipi zhvarrosi pothuaj 2100 kocka njerëzore, disa prej tyre të plota dhe disa të fragmentarizuara që u përkisnin 82 individëve, pjesa më e madhe meshkuj të rritur. Mbetjet paraqitnin shenja traumash para dhe pas vdekjes, shenja dhëmbësh të dhelprave, qenve dhe ujqërve. Kërkuesit besojnë se konflikti ishte i një rëndësia të madhe dhe në të cilin janë përballur 380 të rinj barbarë,  gjë që sipas autorëve flet edhe një herë për nivelin ushtarak të këtyre fiseve. Bashkë me mbetjet arkeologët gjetën armë si sëpata, heshta ose fragmente shpatash të thyera ose të dëmtuara, thika hekuri, enë qeramike dhe kocka të kafshëve. Arkeologët besojnë se individët e Alken Enge vdiqën nga plagë të marra gjatë betejës me shpata, heshta, disa kishin të thyera gjymtyrët. Goditjet ishin marrë  kryesisht në kokë, në kurriz dhe në këmbë. Beteja nuk ka ndodhur aty, por diku afër. Kur krimbat ishin ngopur, mbetjet u mblodhën, u manipuluan dhe u hodhën në liqen. Kjo që kanë bërë ka befasur kërkuesit. Shumë kafka ishin thyer dhe ruajtur në formë fragmentesh si dhe disa kocka ishin shkuar në shkopa. Nisur nga fakti i manipulimit të skeletëve, arkeologët besojnë se fituesit kërkonin të përkujtonin triunfin e tyre në një mënyrë kaq të tmerrshme. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button