Histori

Zbulohet nga se ka vdekur Saladini

800 vite nga vdekja e Saladinit, sulltanit të Egjiptit dhe të Sirisë, regjent i një zone të madhe duke përfshirë pjesë të Irakut, Libanit, Jemenit dhe të rajoneve në veri të Afrikës si Libia mbetet edhe sot mjaft i famshëm. Lindi në 1137 dhe u kthye në një legjendë si për lindjen ashtu edhe për perëndimin për triunfin mbi kryqtarët në betejën e Hatinit, çka i lejoi të rimerrte Jeruzalemin për muslimanët dhe shkaktoi kryqëzatën e tretë të udhëhequr nga Rikardi i parë i Anglisë (Rikard Zemërluani). Sjelljet e tij bujare deri tek armiqtë krijuan respektin në kohë deri edhe tek Komedia Hyjnore e Dante Aligerit që e vendos bashkë me Sokratin, Aristotelin, Homerin dhe Ovidin.

Pavarsisht asaj që dihet mbi të, vdekja e tij ka mbetur ende një mister. Kur ishte 56 vjeç, në 1193 preket nga ethet dhe dy javë më vonë vdes. Pasi ka realizuar një sërë analizash mbi gjendjen e Saladinit, Stephen J. Gluckman ka mbërritur në një diagnozë. Doktor Gluckman nga Universiteti i Pensilvanisë teorizon se ishin ethet e tifos, një sëmundje bakteriale që ishte shumë e zakonshme në atë rajon dhe ka të ngjarë të jetë shkaktari më i mundshëm. Kjo teori u prezantua në Konferencën e 25 Historike Klinikopatologjike. Konferenca i kushtohet diagnozave të çrregullimeve që prekin figurat historike të së kaluarës. Më herët ekspertët kanë diagnostikuar figura të tilla si Lenini, Darvini, Eleonor Ruzvelti dhe Linkolni. Doktor Gluckam ka rishikuar me kujdes atë që dihet mbi historinë mjeksore të Saladinit. Ajo që i ka ndodhur atij është një gjeagjezë e mrekullueshme. Ethet e tifos është një sëmundje potencialisht vdekjeprurëse që transmetohet përmes ushqimeve dhe ujit të ndotur. Simptomat janë; temperaturë e lartë, dobësi, dhimbje stomaku, koke dhe humbje oreksi. Në nivel botëror tifoja prek 22 milionë persona në vit dhe vret 200 000 të tillë. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button