Horizonti.al

Zbulohet një kishë nën një liqen në Turqi

Liqeni Iznik në Turqi është vendi ku një ekip arkeologësh nga universiteti i Bursës Uludag ka bërë një zbulim interesant. Në tre metra thellësi dhe 50 larg nga bregu gjendet e zhytur një bazilikë kristiane e stilit bizantin.  Të dhënat e para sugjerojnë se është ndërtuar për nder të Shën Neofitit, një martir i ekzekutuar në vitin 303. Arkeologët kanë zbuluar se tempulli është shkatërruar pjesërisht nga një tërmet në vitin 740. Ekzistenca e kësaj bazilike është pikasur në vitin 2014 falë fotografive ajrore dhe vetëm tani arkeologët po zbulojnë sekretet e saj. Arkeologët dyshojnë se ky zbulim mund të jetë prologu i diҫkaje më befasuese. Ka të dhëna që sugjerojnë se bazilika është ndërtuar mbi një tempull romak të ndërtuar për nder të Apollonit, mbetjet e të cilit mund të gjenden poshtë kishës. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button