Enciklopedike

Zbulohet një presje në Deklaratën e Pavarësisë, që mund ta ndryshojë historinë!

presjaNë Deklaratën e Pavarësisë së SHBA-ve, u zbulua keqkuptimi i një shenje të pikësimit që ndryshon interpretimin e këtij dokumenti. Historia e Shteteve të Bashkuara mund të duket ndryshe po të lexohet në vend të pikës që është menduar, një presje në një fjali. Kjo u tha nga politologia Danielle Allen, që beson se është një gabim në deklaratë që mund të ndryshojë interpretimin e pjesës së parë të dokumentit, raporton PBS, transmeton Telegrafi. Transkripti përmban një presje që deri tash interpretohej si pikë, pas frazës së famshme “jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë”, që sugjeron se këto janë të vërtetat më të mëdha me të cilat prinë Amerika. “’Pika krijon përshtypjen se lista përfundon me të drejtën e ‘ jetës, lirisë dhe kërkimit të lumturisë’”, thotë Allen.

Por, Thomas Jefferson me qëllim synonte që ajo që vijon të jetë po aq e rëndësishme: roli themelor i qeverisë – që u themelua nga njerëzit, duke tërhequr të drejtat për pushtet me pëlqimin e atyre që qeverisin – për të siguruar këto të drejta, pra të drejtat për jetë, liri dhe kërkim të lumturisë. Logjika e fjalisë kështu lëviz nga vlerat e të drejtave individuale në rëndësinë e qeverisë si mjet për të mbrojtur këto të drejta. “Kjo lidhje humbet kur i shtoni një pikë”, thotë Allen. /Telegrafi/

Leave a Reply

Back to top button